LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi: Gjergj Dedaj, ose ke urrejtje për myslimanët, ose po i vuan ende pasojat e dajakut?

Kelmendi: Gjergj Dedaj, ose ke urrejtje për myslimanët, ose po i vuan ende pasojat e dajakut?

Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi, e ka kritikuar zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Gjergj Dedajn, për shkak të deklarimeve të tij kundër iniciativës për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik.

Kelmendi, përmes një postimi në Facebook. deklarimet e Dedajt, i ka quajtur skandaloze dhe të turpshme.

Postimi i plotë i Kelmendit:


“Gjergj Dedaj, ose ke urrejtje për muslimanët ose hala po i vuan pasojat e dajakut ?

Deklarata e Zv.Ministrit Gjergj Dedaj se Kosova nuk duhet të anëtarësohet në OBI (Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), është deklaratë skandaloze dhe e turpshme.

Kjo deklaratë e Zv.Dedaj mund të ketë 2 burime:

1. Nga urrejtja që ka për muslimanët dhe institucionet (organizatat e tyre), ose
2 .Ende po i vuan pasojat e dajakut që i ka hongër nga UÇK-ja gjatë luftës.

Unë nuk e di a ka hongër dajak nga UÇK-ja, por kështu vet ka treguar në media dhe kështu kanë shkruar mediat.

Përndryshe Zv.Gjergj Dedaj ka qenë i angazhuar pothuajse në çdo qeveri të pasluftës si Zv.Ministër.

Gjergj Dedaj gjatë kohës sa ka qenë Zv.Ministër i MPMS është shkarkuar nga pozita për keqpërdorim të kartelave të kreditit në vlerë prej 33 mijë eurove.

Në vitin 2010 ka mashtruar një bashkëatdhetar në Berlin duke ia marrur paratë dhe duke mos ia kthyer.

Për gjitha këto keqpërdorime kanë shkruar mediat ditë me rradhë.

Gjergj Dedaj, duke pasur parasysh të kaluarën tënde kur edhe ke keqpërdorur paratë e qytetarëve të Kosovës, ne nuk mund të presim diçka të mirë prej teje.

Ne jemi vend që kultivojmë dhe mbrojmë tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare.

Ne synojmë që të anëtarësohemi në të gjitha organizatat ndërkombëtare qoftë muslimane apo jomuslimane.

Ne dëshirojmë një Kosovë të fortë dhe në miqësi edhe me vendet muslimane edhe me vendet jomuslimane.

Ne nuk dëshirojmë një Kosovë të izoluar ku profiterët politik sikur ti keqpërdorin paratë e qytetarëve të Kosovës” (sic.), ka shkruar Kelmendi. /Telegrafi/

Dedaj kundërshton Pacollin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik
Lexo po ashtu Dedaj kundërshton Pacollin për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori