Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sot në Akademinë Përkujtimore me rastin e 21 vjetorit të rënies së dëshmorit Luan Haradinaj, e cila u organizua nga Shoqatat e Luftës së UÇK-së.
Thaçi ka thënë se Luan Haradinaj paraqet një personalitet të rrallë të Lëvizjes Kombëtare, i cili ishte njeri i shëmbëlltyrës, i dinjitetit, i virtytit dhe krenarisë kombëtare.
Ai ka shtuar se Luan Haradinaj ishte prej veprimtarëve të parë dhe bashkëthemelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Luanin personalisht e njoha në vitin 1996 përmes Kadri Veselit. U takuam në Tiranë, pastaj kaluam disa herë kufirin së bashku me Kadriun dhe Luanin, të cilët e kishin kaluar shpeshherë edhe më herët Shqipëri-Kosovë, dhe pastaj strehoheshin në bazat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan apo Jabllanicë. Aty, apo diku thellë në bjeshkë si gjithmonë na prisnin Shkelzeni, Lahiu apo edhe Dauti”, ka thënë presidenti Thaçi.
Thaçi ka theksuar se Luani ishte fjalë pak, por trim i paparë, njeriu që theu dhe shembi gurin shqiptaro-shqiptar.
”Nuk kishte si të mos ndodhte kështu, ai rridhte nga një familje e dëshmuar atdhetare, axha i tij Ismajli, kishte kaluar vite të tëra nëpër burgjet serbe”, ka shtuar Presidenti.
I pari i vendit ka thënë se sot shteti i Kosovës nderon dhe respekton me vlerësimet më të larta shtetërore emblemën e UÇK-së, Luan Haradinaj.
Presidenti Thaçi në fund ka thënë se Luan Haradinaj është personifikimi më monumental për çlirimin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe