LAJMI I FUNDIT:

Situatë e jashtëzakonshme në spitalin e Pejës

Situatë e jashtëzakonshme në spitalin e Pejës

Zëdhënësi i spitalit rajonal të Pejës, Naim Sahiti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se spitali i Pejës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme, dhe deri tani po trajton me sukses gjendjen e krijuar me të lënduarit.

Sipas tij, përkundër lëndimeve të formave të ndryshme, asnjë nga pacientët nuk është në rrezik për jetë.


“Në spitalin e Pejës kanë arritur për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit. Asnjë nga pacientët nuk është në rrezik për jetë dhe aktualisht 24 pacientë janë duke u trajtuar me kujdes të veçantë. Lëndimet janë të formave të ndryshme, kryesisht fraktura të gjymtyrëve, lëndime në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit”, theksoi Sahiti.

Ai ka bërë të ditur se të aksidentuarit i ka vizituar edhe zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ali Berisha. /Telegrafi/