LAJMI I FUNDIT:

Orkideja është bimë shumë kërkuese: Një lloj i kësaj luleje rritet madje edhe në banjë!

Orkideja është bimë shumë kërkuese: Një lloj i kësaj luleje rritet madje edhe në banjë!

Bukuria e kësaj luleje është e pakalueshme, besoni apo jo, një lloj i saj i veçantë arrin të zhvillohet edhe në banjë.

Ashtu siç ekzistojnë rregulla për rregullimin e hapësirave të caktuara në banesë, zgjedhja e mobilieve, materialit dhe formave të cilat patjetër duhet t’i përshtaten lokalit të caktuar, ashtu edhe me rastin e zgjedhjes së luleve ekzistojnë rregulla se cila lule dhe ku do të mund të zhvillohet më së miri në shtëpinë tonë, si duhet kultivuar në mënyrë që të ketë sukses zhvillimi i saj, por edhe çfarë assesi nuk duhet të bëjmë.


Banja shpesh është hapësirë e lagësht, nëse ka mjaft dritë, në të mund të vendosim orkide, transmeton Telegrafi.

Orkideja e vogël (Phalaenopsis) – këtyre luleve u nevojitet mjaft dritë, por jo drejtpërdrejt nga jugu; për to dritarja ideale është nga lindja.

Nëse nuk ka dritë të mjaftueshme, fletët do të bëhen të errëta dhe nuk do të lulëzojë. Nëse është ashtu, gjeni asaj pozitë më të mirë, vendoseni afër dritës, mirëpo assesi drejtpërdrejtë nga jugu!

Këto lule duan nxehtësinë dhe hapësirat e lagështa, ndërkaq ngrohja qendrore e than ajrin. Për këtë shkak, nëse keni në banjë mjaft dritë – është vendi ideal për këto lule.

Nuk duan temperatura oscilusese, ndryshime të vrullshme, shkujin, ndërkaq rimbjellja i shkakton stres.

Një herë në dy vjet është mirë ta rimbillni, mirëpo gjithmonë në substrat për orkide (lëvorja e plotë e drurit) madje pas lulëzimit.

Duhet ujitur kur rrënjët ajrore të marrin ngjyrë të hirtë, më së miri është që të ujitet dhe të kullohet mirë.

Gjatë kohës së lulëzimit mos i ushqeni – më gjatë do të lulëzojnë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Seksi më i mirë: pozat për orgazëm të sigurt dhe intensiv

Intimitet dhe Pasion
Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Gjashtë fazat e të fjeturit me partnerin

Lifestyle
Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Flakë mali çfarë ende nuk keni parë: Shikoni si duket druri i dashurisë

Kopshtaria
Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

Videoja e kësaj shtëpie u shikua miliona herë - nga jashtë duket si më e ngushta në botë, por brenda është thjesht një tronditje e vërtetë

A e dini se...
A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i

A e dini se çfarë kuptimi ka simboli i "fluturës" në makinën larëse – pyetja ka nxitur debat të madh në internet

A e dini se...
Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Fjetja me partnerin në të njëjtin shtrat nuk është gjithmonë ide e mirë

Këshilla Lifestyle
Kalo në kategori