Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve, që shënohet më 4 maj, ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka vizituar Brigadën e Zjarrfikësve të Prishtinës.
Në këtë vizitë, ministri Gashi u prit nga Latif Zeka, komandant i Brigadës së zjarrfikësve të Prishtinës, ku u njoftua për së afërmi me problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen zjarrfikësit e kësaj Brigade.
Me këtë rast, Zeka theksoi se është shumë e nevojshme të definohet qartë statusi i zjarrfikësve dhe për këtë shpreson të ketë mbështetjen e MPB-së.
Ministri Gashi tha se përkundër kushteve me të cilat veprojnë zjarrfikësit në Prishtinë, të gjitha rastet e paraqitura, këto njësi i janë përgjigjur me profesionalizëm.
Ai tha se MPB është duke bërë përpjekje që brenda këtij viti të gjejë një zgjidhje sa i përket statusit të zjarrfikësve, në mënyrë që krahas cilësisë së reagimit që kanë këta trupa, të kenë edhe statusin e tyre të pranueshëm.
Me këtë rast, ministri Gashi falënderoi zjarrfikësit të cilët përkundër kushteve që kanë, kryejnë punë jashtëzakonisht profesionale dhe janë ekipe cilësore dhe profesionale, në mënyrën se si i trajtojnë rastet.
Po ashtu, ai vlerësoi ekipin për kërkim-shpëtim, për një punë profesionale, të cilët në bashkëpunim me institucionet tjera të sigurisë kanë marrë pjesë aktivisht në kërkimin e dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të aksidentuar ditë më parë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
U arrestua në Dubai, kush është ‘Dari i Elbasanit’: Përplasjet me grupin e vëllezërve Alibej dhe lidhja me Nuredin Dumanin
Ixhet Memeti: S’kam bërë asgjë kundërligjore, nuk e njoh Boro Stojçevin
Papunësia dhe jetesa e shtrenjtë janë shqetësimet më të mëdha për qytetarët e RMV-së
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251