LAJMI I FUNDIT:

Lu: Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë pa imunitet

Lu: Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë pa imunitet
LU PER LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT - Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke hyre ne nje konference per luften kunder terrorizmit, ne hotel Tirana./r/n/r/nLU FOR FIGHTS AGAINST TERRORISM - US Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a conference on the fight against terrorism, at the hotel Tirana.

Mirëpresim faktin që Tahiri të përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Kështu deklaroi Donald Lu, ambasadori amerikan në Tiranë.

“Cila është sfida kryesore sot? Do të isha i lumtur nëse shoqëria civile do na bashkohej në thirrjen dh e arrestimin ndjekjen penale të peshqve të mëdhenj. Hetimet po vazhdojnë ndaj Saimir Tahirit dhe Adriatk Llallës. Askush nuk është mbi ligjin. Mirëpresim faktin që zoti Tahiri do përballet me drejtësinë si qytetar i zakonshëm pa imunitet. Urdhër arresti janë lëshuar për Klement Balili dhe Arbër Çekaj po ata duhet të kapen. Kryebashkiaku Fran Frokaj dhe ish kryebashkiaku Elvis Roshi po ndiqen penalisht”, tha Lu.
“Nëse mund të nxisim politikanët dhe prokurorët që më në fund të heqin pandëshkueshmërinë ndaj këtyre kriminelëve atëherë Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të ndritur”, apeloi ai.

Duke folur për rolin e shoqërisë civile, që për Lu ka qenë mjaft aktive për sa i përket reformës në drejtësi, dekriminalizimit, dhe vetingut së fundmi ai tha se nuk duhet të jenë dembelë.


“Për dekriminalizimin, gazetare të guximshëm ishin të gatshëm të shkruanin për Arben Ndoka, Elvis Roshi, Mark Froku, Aqif Rakipi, Shukri Xhelilin, Koço Kokëdhimën dhe Dashamir Tahirin. Falë këtyre gazetarëve këta nuk janë më në kuvend apo bashki. Shoqëria civile duhet të jetë krenare për gjithë këto gjëra dhe shumë të tjera. Po nuk duhet të bëheni dembelë ka ende shumë për të bërë”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori