Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar ndaj gjendjes së vështirë në të cilën ndodhet, duke thënë se nuk kanë status të drejtë juridik dhe definim të kompetencave menaxhuese, dualizëm i krijuar në mes të pushtetit qendror dhe lokal.
Me rastin e Ditës ndërkombëtare të zjarrfikësve 4 Maji, Sindikata e Zjarrfikësve të Kosovës thotë se këtë shërbim edhe këtë vit e gjen në gjendje të pa lakmueshme dhe mjaft të rëndë në të gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi, kapacitetet teknike dhe resurset humane njerëzore.
“Zjarrfikësit rrezikojnë shëndetin ku dëshmojnë rastet e lëndimit në vendin e punës dhe askush nga institucionet nuk doli në ndihmë, ku të gjitha shpenzimet mjekësore është dashur t’i kryejnë vetë zjarrfikësit. Në vazhdimësi kemi kërkuar nga institucionet, që nga viti 2008, që kjo gjendje të përmirësohet, por asnjëherë nuk treguan gatishmëri për të zgjedhur problemet dhe situatën e krijuar”, thuhet në reagim.
Për më tepër, sindikata përkujton se zjarrfikësit funksionojnë në shpërputhje të plotë me ligjet në fuqi, të injoruar, të anashkaluar dhe pa asnjë përkujdesje institucionale, që ka ngritë indinjatë te thellë te kjo kategori e të punësuarve.
“Zjarrfikësit nuk kompensohen për orët jashtë orarit, ndërrimet e natës, festat shtetërore, koeficienti më i ulët nga të gjitha kategoritë e të punësuarve në vend, andaj i ftojmë institucionet vendimmarrëse që urgjentisht të shtrohet kjo çështje dhe të krijohen kushte normale për punë. Mbesim me shpresë që institucionet të reflektojnë pozitivisht në kërkesat tona”, përfundon reagimi.
Ndryshe, me rastin e 4 Majit- Dita Ndërkombëtare e Zjarrfikësve, shtetet organizojnë aktivitete të ndryshme solemne, manifestime të ndryshme në shenjë të respektit për punën dhe sakrificat që bëjnë në aktivitetet e tyre dhe gatishmërinë emergjente që tregojnë zjarrfikësit për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve në nevojë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze