LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Diasporës do ta lansojë platformën online për mërgimtarët  

Ministria e Diasporës do ta lansojë platformën online për mërgimtarët  

Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Arian Daci, priti sot zëvendësdrejtorin e Agjencisë për Migracion nga Maqedonia, Osman Shukriu, me të cilin bisedoi për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës shqipe te mërgimtarët, si dhe për ruajtjen e lidhjeve me vendlindjen.

Daci  përmendi marrëveshjet e bashkëpunimit me Shqipërinë për diasporën, zbatimi i të cilave tashmë ka filluar, si në arsim, po ashtu edhe në fushën e kulturës, pastaj foli për furnizimin me libra atje ku ka mungesë të tyre, për rritjen e numrit të mësuesve në shkollat shqipe, si dhe për bashkëpunimin që kanë edhe me ministrin për diasporë në Maqedoni, etj.

Ai i njoftoi përfaqësuesit e kësaj agjencie se së shpejti i dhe MDIS- i do ta lansojë platformën “online”, përmes së cilës do të mund të merren informata për diasporën, arsim e kulturë.


Sa u përket investimeve strategjike,  Daci tha se prioritet i MDIS-it është tërheqja e investimeve nga diaspora.

“Në këtë kontekst, ka të interesuar për të investuar në Kosovë, por edhe nga të huajt, sidomos në miniera”, tha ai.

Ndërsa, zëvendësdrejtori i Agjencisë për Migracion nga Maqedonia, Osman Shukriu,  njoftoi zëvendësministrin Daci për vizitat e zhvilluara me diasporën në Amerikë, Australi e Kanada, për furnizimin e shkollave shqipe me libra, si dhe për sfida me të cilat përballen mërgimtarët shqiptarë të Maqedonisë, si pajisja me dokumente identifikimi.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori