Gjashtëdhjetepesë gazetarë janë vrarë derisa kanë qenë duke kryer punën e tyre më 2017, ka bërë të ditur raporti i fundit i Reporterëve pa Kufij. Ky njëherësh ka qenë detaji më i zymtë i raportit, i cili më 3 maj, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit vë në pah kohë të vështira për mediat.
Këtë të hënë, nëntë gazetarë kanë qenë në mesin e të paktën 25 personave të vrarë në dy sulme me bomba në Afganistan.
Në një artikull të gazetës Wall Street Journal theksohet se mënyra se si mund të ndihmohen gazetarët në gjithë botën është përmes zgjerimit të lirisë ekonomike, pasi ajo konsiderohet e domosdoshme për demokracinë.
Aty thuhet se liria ekonomike është tejet e nevojshme për lirinë e shtypit, pasi në kohërat moderne nuk ka pasur kurrë shoqëri demokratike e cila ka respektuar të drejtat e individëve pa të paktën minimumin e lirisë ekonomike.
Sa më i lirë që është një shtet në aspektin ekonomik dhe sa më shumë që jep hapësirë për subjekte tjera në treg, aq më të mëdha janë mundësitë që mediat të jenë të lira.
Rasti i Evropës Perëndimore dhe Amerikës Veriore, tregon se tregjet e lira janë të lidhura me liri në media.
Mirëpo Turqia përbën rast tjetër.
Ditë më parë, agjencia e lajmeve AFP, në një shkrim për gjendjen e mediave në këtë vend, shkruan se e përditshmja Cumhuriyet, e themeluar gati një vit pas krijimit të Turqisë moderne, përbën një nga bastionet e fundit për liri të mediave.
Cumhuriyet, e cila do të thotë “Republikë”, ka krijuar një linjë të ashpër kundër Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila ka nxitur përplasje të gazetës me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Në muajin prill shteti turk ka dënuar 13 gazetarë të kësaj gazete, duke u dhënë dënime të shumëfishta për “ndihmë dhe nxitje të organizatave terroriste pa qenë anëtarë”.
Ata janë akuzuar për lidhje me militantët kurdë dhe klerikun fetar, Fethullah Gulen, i cili fajësohet për tentimet e dështuara për grushtshtet në korrik të vitit 2016.
Mirëpo duket se mediat e reja përbëjnë një tjetër sfidë për fjalën e lirë dhe të vërtetën.
Në një tjetër artikull të Wall Street Journal përmendet deklarata e udhëheqësit të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për siç ka thënë ai vënien në funksion të inteligjencës artificiale me qëllim të identifikimit dhe zhdukjes së “gjuhës së urrejtjes”.
Sidoqoftë ai ka pasur vështirësi në përcaktimin e qartë të termit.
Edhe ai ka pranuar vitin e kaluar se standardet e fjalës së pranueshme janë shumë subjektive.
“Komuniteti ynë përfshin shumë shtete dhe kultura andaj normat janë të ndryshme për secilin rajon”, duke bërë standardet universale “më pak të realizueshme”.
Së fundmi, agjencia e lajmeve, Reuters ka raportuar se gjigantët teknologjikë, Facebook dhe Google duhet të përshpejtojnë përpjekjet e tyre për të luftuar shpërndarjen e lajmeve të rreme në gjashtë muajt e ardhshëm apo do të përballen me rregullore të reja nga Bashkimi Evropian.
Komisioni Evropian do të hartojë deri në muajin korrik një kod të ri të Praktikave të BE-së mbi Dezinformimin, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së lajmeve të rreme.
“Këto platforma online kanë dështuar deri më tash për të vepruar në mënyrë proporcionale, në sfidën që paraqet dezinformimi dhe përdorimi manipulues i platformave, ka njoftuar ky Komision në strategjinë për luftimin e lajmeve të rreme.
Reporterët pa Kufij e kanë listuar këtë vit Kosovën në vendin 78-të, apo katër vende më lartë sesa vitin e kaluar sa i përket lirisë së shtypit.
Në raportin e ri është përmendur se ndikimi politik dhe mungesa e sigurisë së gazetarëve kanë ndikuar që Kosova të jetë në mesin e vendeve me probleme. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPresidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale