Gjykata Themelore në Prizren i ka ndërprerë masën e paraburgimit Anton Jupes, i cili ishte arrestuar në lidhje me aferën e mishit të importuar nga Belgjika, muajin e kaluar.
Lajmin për Kallxo.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj.
Ndaj Jupës është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Në kërkesën për paraburgim, Prokuroria në Prizren tha se ekziston dyshimi i bazuar që Jupa ka importuar nga Belgjika mish gjedhi me afat të skaduar në sasinë 19,657 kilogramë të cilin, sipas prokurorisë ka tentuar ta shesë në terminalin doganor në Prizren më 12 shtator 2017, edhe pse e ka ditur se është i dëmshëm për njerëzit.
Në kërkesën e prokurorisë për paraburgim, prokuroria konstaton se edhe në depon e “Euro Idës”, kompanisë së Anton Jupës më 20 mars 2018 janë gjetur 1800 kilogramë mish pule me afat të skaduar për të cilat gjithashtu thuhet se Jupa e ka ditur se janë të dëmshme, ndërsa ka tentuar t’i shesë.
Sipas prokurorisë, Jupa po të hidhte në treg këto produkte do të kishte për të kryer veprën penale prodhim dhe vënie në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë.
Prokuroria më tutje në kërkesën për paraburgim pretendon se po të ndodhet Jupa në liri do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë, ose falsifikojë provat e veprës penale dhe do të pengojë procedurën duke ndikuar në dëshmitarë, në të dëmtuar, ose bashkëpjesëmarrës.
Gjithashtu, organi i ndjekjes thotë se Jupa mund të arratiset po të ndodhet në liri, duke pamundësuar zhvillimin e rregullt të procedurës.
Në seancën për caktimin e masës së sigurisë ndaj Jupës të zhvilluar në Gjykatën e Prizrenit, prokurori i shtetit kërkesën për paraburgim e plotësoi edhe me dyshimin se Jupa ka kryer veprën e kanosjes ndaj gazetarëve të portalit Insajderi.
Duke kundërshtuar kërkesën e prokurorisë për paraburgim, Meshari Selimaj, avokati i Anton Jupës e konsideroi viktimë e jo të pandehur të mbrojturin e tij.
“Po të kishte prokurori të mirëfilltë i pandehuri Anton Jupa nuk do ta kishte statusin e të pandehurit në këtë karrige, por statusin e një të dëmtuari, një viktime për të cilën vetë kjo prokurori e këtij shteti do e mbronte personalitetin dhe punën e tij”, tha avokati Selimaj.
Avokati mohoi se i mbrojturi prej tij është arratisur dhe i është fshehur drejtësisë.
Selimaj konstatoi se gjithë aktiviteti tregtar i të mbrojturit të tij është publik dhe legal, duke mohuar se Jupa do të mundë të nxirrte në treg ushqime të dëmshme.
Avokati më tutje kishte thënë se klienti i tij kurrë nuk ka qenë i dënuar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova