Këshilltari Special, Robert Mueller, paralajmëroi se ai mund të lëshojë një fletë thirrje për Donald Trump që ai të dalë para një jurie në kuadër të hetimit mbi përzierjen e supozuar të Rusisë në zgjedhje.
Sipas mediave amerikane, Mueller e ka sugjeruar mundësinë gjatë bisedimeve me avokatët e Trump në mars.
Ai tha se thirrja mund ta detyronte presidentin të përballej me hetuesit.
Besohet se kjo është hera e parë që këshilltari special ka ngritur mundësinë e detyrimit të Trump për të dëshmuar.
Gjatë takimit të marsit, avokatët e Trump kanë insistuar se presidenti nuk është i detyruar të përballet me pyetjet e hetuesve federalë në lidhje me hetimin mbi Rusinë, shkruan “Washington Post”, që citon katër persona në dijeni të detajeve.
Sidoqoftë, ekipi i Mueller mësohet se është përgjigjur duke sugjeruar se ata mund të lëshojnë një fletë thirrje nëse Trump refuzon.
Ata kanë rënë dakord t’i sigurojnë avokatëve të presidentit më shumë informacione specifike në lidhje me pyetjet që do të donin t’i bënin Trump.
Një ish-avokat i presidentit, John Dowd, po ashtu ka thënë për agjencinë e lajmeve “Reuters” të martën se Mueller e ka përmendur në takim mundësinë e detyrimit të Trump për t’u përballur me marrjen në pyetje.
Dowd që dha dorëheqjen rreth një javë e gjysmë pas takimit, tha se i kish thënë hetuesve se hetimi nuk ishte një lojë, duke shtuar se ju po ngatërroheni me punën e presidentit të shteteve të bashkuara të Amerikës.
Të hënën, presidenti kritikoi “The New York Times” për botimin e më shumë se 40 pyetjeve që Mueller do t’i bëjë atij në kuadër të hetimit mbi Rusinë.
Në një postim në “Twitter” ai tha se rrjedhja e informacionit në media ishte për të ardhur keq.
“Duket shumë e vështirë të pengosh drejtësinë për një krim që asnjëherë nuk ka ndodhur”, shkruante më tej ai.
Në listën e pyetjeve të Mueller ka pyetje që variojnë që nga motivet për shkarkimin e ish-drejtorit të FBI James Comey majin e shkuar e deri tek trajtimi i prokurorit të përgjithshëm Jeff Sessions pas përjashtimit të tij nga hetimi për Rusinë. /Dita/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇ'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Të paktën 10 të vdekur nga sulmi në Suedi, konfirmon policia
Trump nis procedurat për shuarjen e Departamentit të Arsimit
Kurdët me apel historik në drejtim të Erdoganit
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos
Rusët kërcënojnë ushtarët e tyre me ekzekutim nëse nuk i kthejnë territoret e humbura
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze