LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Partesh, vdes pasagjerja 

Aksident në Partesh, vdes pasagjerja 

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi i njëjti me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur veturën e një personi, ndërsa si pasojë e aksidentit lëndime fatale ka pësuar pasagjerja femër.

Rasti ka ndodhur në Partesh të Gjilanit, të martën në ora 18:35.

“Është arrestuar vozitësi mashkull K-serb, pasi që i njëjti me veturën e tij nga pakujdesia ka goditur veturën e viktimës mashkull K-shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime fatale ka pësuar pasagjerja femër K-shqiptare, ndërsa i dyshuari ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në QKUK, kurse vozitësi tjetër së bashku me dy pasagjeret tjera që të gjithë K-shqiptarë kanë pësuar lëndime të lehta trupore”,  thuhet në njoftim.


Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet në mbajtje. /Telegrafi/