Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, në Gjermani hapi takimin e parë të anëtarëve Premium të Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane.
Në këtë takim, ku morën pjesë rreth 60 biznese Premium, nga më shumë se 300 anëtarë që ka Unioni, Gashi në fjalën hyrëse potencoi nevojën që afaristët dhe bizneset shqiptare në diasporë të avancojnë në fazë tjetër të bashkëpunimit me Kosovën, në fazën e projekteve kapitale si është projekti i Bankës së Diasporës, projekte që ndikojnë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.
“Puna që ka bërë Unioni që nga themelimi, ka bere rezultuar me atë që hy sit të keni mbi 300 anëtarë, mbi 60 nga ta anëtarë Premium. Kjo qasje profesionale e serioze ka bërë që Qeverinë e Republikës së Kosovës ta keni partner në rrugëtimin tuaj. Andaj, rekomandoj që kjo nismë e juaj të avancoj në fazë tjetër, atë të realizimit të projekteve kapitale të Unionit. Ideja juaj për Bankën e Diasporës, por edhe projekteve tjera, të fillojë së zbatuari”, porositi Gashi, përcjell Telegrafi.
Në mesin e shumë pjesëmarrësve në këtë takim ishin prezent edhe zëvendëskryeministri, Fatmir Limaj, si dhe kryetari i Nderit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare në Diasporë, Lazim Destani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëUBT renditet në mesin e top 100 universiteteve në botë në fushën e arkitekturës dhe inxhinierisë civile
Ti në pauzë, a e lyn a e ngjyn?
A don me ditë qysh me u dok ma s'miri?
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Kompanitë kosovare Weicker dhe Binni marrin pjesë në panairin e ndërtimtarisë “Baun & Modernisieren" në Zurich
1 Maji, të festohet apo protestohet?!
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona