Numri një i politikës për arsimin në vend, Shyqiri Bytyqi, ka shkruar një artikull të gjatë në profilin e tij në Facebook, ku ka folur hapur për gjendjen e arsimit në Kosovë.
Ka thënë se arsimi, me impaktin e madh në shoqëri, nuk mund të bëhet arena etabluese e cilësdo parti që merr në drejtim dikasterin.
“Kjo duhet të ketë qenë sëmundja bazë në të kaluarën dhe nga këtu janë hapur sa e sa dyer për kapjen e tij”, ka thënë ai.
“Kur e shohim në strukturën e tij, na duket gjithçka mirë, por jo gjithçka shkëlqen, ngase duhet të ketë hallka të sëmura nga akterë që mund të jenë të sëmurë, qoftë nga mosdija për peshën e përgjegjësive që mbulojnë, qoftë se mund të jenë të kapur për lojën e shtrirjeve politike”, ka thënë ndër të tjera ai.
Artikullin e plotë të Bytyqit mund ta lexoni më poshtë:
Në vorbullën e kësaj shoqërie, e cila me goxha vështirësi po i kap hapat e parë shtetndërtues, arsimi bartë barrën qenësore të bërjes së saj. Nuk e kisha kuptuar më herët se, Arsimi nuk është vetëm arsim! Ai, për të qenë embrioni emancipues i shoqërisë, kërkon të kuptohet pesha e tij, të organizohet i lirë e profesional. Të mos goditet!
Ka shumë vite, apo më mirë të themi dekada, qëkur arsimi është brenga e shoqërisë sonë. Ne jemi një shoqëri, e cila vjen nga një pushtim i gjatë dhe për pasojë baza e tendencës realizuese të pushtimeve, që duhet të ketë qenë pengesa arsimuese e popullit tonë, sikur nuk po del nga letargjia dhe myku i saj!
A mund të kënaqemi me këtë arsim?
Kur më është komunikuar dikasteri që unë do të drejtoja në qeverisjen, të cilën sapo kishte marrë koalicioni ynë, para meje janë shtruar pyetje të mëdha? Unë nuk e njihja arsimin si tërësi funksionale, por e dija peshën që ai kishte në mbamendjen e popullit tim. Cilido që e harron Pandeli Sotirin, nuk ka mësuar asgjë për arsimin tonë, për mëtimin e tij! Cilido që harron normalistët e Elbasanit dhe përkushtimin e tyre, ecën pa këmbët në tokë dhe cilido që harron Pranverën ’81, ku studentët shqiptarë kuptimësuan bërjen reale të shoqërisë funksionale, them se nuk duhet të vihet në drejtim të këtij dikasteri. Lufta jonë çlirimtare ua dha përfundimisht shpatullave të popullit tonë peshën reale të bërjes së lirisë dhe me këtë edhe të arsimit.
Arsimi ynë është i shtrirë mirë horizontalisht dhe është i ngritur, po ashtu, mirë vertikalisht. Kur e shohim në strukturën e tij, na duket gjithçka mirë, por jo gjithçka shkëlqen, ngase duhet të ketë hallka të sëmura nga akterë që mund të jenë të sëmurë, qoftë nga mosdija për peshën e përgjegjësive që mbulojnë, qoftë se mund të jenë të kapur për lojën e shtrirjeve politike!
Kur qëmtojmë për emrat që kemi në botën tonë akademike, për malin e madh të të diplomuarve dhe për kapacitetet e mbulueshmërisë profesionale, ndjehemi mirë, sepse arsimimi i mirë i gjeneratave nuk arrihet pa këtë parakusht themelor.
Por, pse po na mungojnë rezultatet?!!!
Këtë duhet ta kërkojmë të gjithë si shoqëri.
Hapi i humbur i yni për suksesin e dëshiruar ka rrënjët diku në ne.
Në gjithë kohën që kemi përpara, ne duhet t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje. Kur u përballëm me goditjen e EQAR-it, kuptova se komunikimi me ndërkombëtarët mund të ishte i kapur, ose i shkëputur. Tanimë, kur i davaritëm mjegullat e komunikimit dhe jemi në rrugë të mirë edhe marrje asistence këshilluese amerikane e evropiane, them se do të ia dalim të nisim një proces mbarëvendosjeje, të cilësdo temë dhe të realshtrirjes së cilitdo kapacitet.
Kjo nuk do arrihej pa objektivin parimor për arsimin të Partisë që më ka nominuar, si dhe pa mirëkuptimin real të mandatarit.
Mbarëvendosja e temave të caktuara dhe realshtrirja e kapaciteteve, janë tërësia funksionale e sistemit dhe arritja e suksesit të dëshiruar. Meqë jemi shoqëri e re dhe ndërtimi i vlerave ka koston e vet edhe kohore, ne jemi me këmbë të mbarë dhe mund të themi se këtu është mjaft për cilëndo të keqe që do ta hasim në sistem.
Arsimi, me impaktin e madh në shoqëri, nuk mund të bëhet arena etabluese e cilësdo parti që merr në drejtim dikasterin. Kjo duhet të ketë qenë sëmundja bazë në të kaluarën dhe nga këtu janë hapur sa e sa dyer për kapjen e tij.
Nuk ka objektiv më të madh në dikasterin e arsimit se sa vet suksesi i tij në rritjen e standardeve! Për atë jemi këtu. Mbetem besimplotë se mund t’ia dalim. Majtizmi socialdemokrat i NISMA-s nuk ka se si të jetë pranim i masave pa këto vlera, andaj ne po përpiqemi t’ia japim shkëlqimin me arritshmëri standardesh. Masat në interesin e tyre nuk mund të honepsin një sistem të kapur nga secila kërkesë, apo pengesë që del finoke nga errësira mbytëse e kancelarive të sëmura. Ndaj, kemi këtë mospranueshmëri masash.
Unë jam, e do jem këtu në mandatin tonë që na shtrojnë parimet e NISMA-s, kuptimësia mandatore dhe pranueshmëria e masave. Vetëm kur të kuptojmë si shoqëri se arsimi nuk del nga duart e liga të kancelarive, por nga mendja e ndritur e dishepujve të tij, ne do pushojmë në paqe dhe do themi: Ia kemi dalë!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bedri Hamza: Gjithçka do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve tanë
Rohde: Pajtohemi të mos ketë struktura paralele, por rruga të jetë gjithëpërfshirëse
LSDM: Në “Facebook” është krijuar një profil i rremë i Filipçes me përmbajtje të papërshtatshme
Haxhiu për deklaratën e Prokurorisë lidhur me institucionet paralele: Skandaloze, në shërbim të kujt janë këta prokurorë?
Mbyllja e strukturave paralele serbe, BE: Këto veprime bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj BE-së
Lajçak: Takimi për të pagjeturit dështoi për shkak të mospjesëmarrjes së Serbisë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Mbyllja e institucioneve paralele në Kosovë, SHBA: Veprime në kundërshtim me këshillat tona më të mira
Mbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri