LAJMI I FUNDIT:

Kajtazi: Kosovës vazhdojnë t’i mungojnë 1652 njerëz

Kajtazi: Kosovës vazhdojnë t’i mungojnë 1652 njerëz

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirie Kajtazi, theksoi se Kosova vazhdon të jetë dosja e krimit të pandëshkuar në Ballkanin Perëndimor dhe vazhdon të lëngojë nga plaga e hapur me rrëmbimin e qytetarëve të saj.

Kajtazi në Kuvendin e Kosovës tha se familjeve kosovare vazhdon t’iu mungojnë 1652 njerëz.


“Pas gjithë këtyre viteve familjeve kosovare vazhdon t’iu mungojnë 1652 njerëz të cilët nëse e marrim në një mesatare pesë anëtarësh të familjeve, kjo nxjerrë se 8 mijë e 260 persona në Kosovën tonë të vogël vazhdojnë të vuajnë dhe të presin për të afërmit e tyre. Për rrethanat tona ky shqetësim ka përmasa edhe me të mëdha personash të shtresave të ndryshme shoqërore dhe këto shqetësime natyrisht që traumatizojnë këtë kategori e cila si numër është e vështirë të menaxhohet edhe nga shtetet me të konsoliduara e natyrisht është e vështirë edhe për Kosovën dhe konsolidimin e saj”, u shpreh ajo.