LAJMI I FUNDIT:

Sistematizimi, pritja me vite për një vend të ri pune në Maqedoni

Sistematizimi, pritja me vite për një vend të ri pune në Maqedoni

Edhe pse gjatë kësaj periudhe janë shpallur disa konkurse dhe janë bërë disa emërime, por edhe dhe janë lakuar kandidatura potenciale për poste drejtuese, brenda vetë institucionit, sektorëve nuk ka pasur thuajse asnjë lëvizje. Nëse brenda Ministrisë nuk pritet të ketë punësime të reja, për vetë përqindjen e lartë të punonjësve shqiptarë në të, burime nga ky institucion pohojnë se ristrukturimi i vendeve të punës do të sjellë avancimin e punonjësve aktualë dhe ndryshime në përfaqësimin etnik në disa sektorë ku ka një ose asnjë punonjës shqiptar

Prej gati një viti Në Ministrinë e Kulturës po mbahet pezull procesi i sistematizimit të vendeve të punës. Edhe pse gjatë kësaj periudhe janë shpallur disa konkurse dhe janë bërë disa emërime, por edhe janë lakuar kandidatura potenciale për poste drejtuese, brenda vetë institucionit, sektorëve nuk ka pasur thuajse asnjë lëvizje, shkruan gazeta KOHA. Nëse brenda Ministrisë nuk pritet të ketë punësime të reja, për vetë përqindjen e lartë të punonjësve shqiptarë në të, burime nga ky institucion pohojnë se ristrukturimi i vendeve të punës do të sjellë avancimin e punonjësve aktualë dhe ndryshime në përfaqësimin etnik në disa sektorë ku ka një ose asnjë punonjës shqiptar. Sistematizimi ka më shumë se disa vite që pritet, sidomos për një pjesë të punonjësve që kanë statusin e bashkëpunëtorit të ri, referentit, e të tjera.

“Sistematizimi i vendeve të punës po përgatitet prej kohësh, por nëse fillimisht u ndërpre për shkak të zgjedhjeve elektorale, tani jemi në pritje edhe të sistematizimit të pjesës së administratorëve dhe shpërndarjes së tyre në ato institucione varësisht sipas nevojës”, thonë për KOHA në Ministrinë e Kulturës. Ky fluks mund të shpërndahet në muze, biblioteka, apo qendra e institucione të tjera të kulturës, ndërsa sistematizimi brenda ministrisë nënkupton avancimin në poste drejtuese nëpër sektorë dhe njësi.


Nëse sipas të dhënave më të fundit në Ministrinë e Kulturës numërohen mbi 31 për qind punonjës shqiptarë, duke e renditur në një prej dikastereve që e ka pasur në shifrat më të larta përfaqësimin, përqindja e punonjësve që kanë një post drejtues është shumë e ulët. Nga gjithsej 52 punonjës vetëm katër janë të pozicionuar në një vend udhëheqës (sipas raportit më të fundit të Avokatit të Popullit).

Përveç teatrove, institucione këto që respektojnë përfaqësimin, nëpër muze, biblioteka dhe institucione te tjera publike përqindja e punonjësve shqiptarë është jashtëzakonisht e ulët. Për shembull, duke iu referuar të dhënave zyrtare tek institucionet kulturore publike numërohen jo më shumë se 7 për qind shqiptarë, përqindje kjo që ka pësuar rënie nga viti në vit. Në biblioteka numërohen jo më shumë se 6 për qind shqiptarë. Jo vetëm që punonjësit shqiptarë janë të pakët në numër, por edhe pozicionimi i tyre në poste drejtuese është fenomen i rrallë.

Pak ditë më parë Ministria e Kulturës njoftoi për emërimin e kompozitorit Fatos Lumani në postin e drejtorit të Ansamblit të këngëve dhe valleve, ndërsa Qeveria pritet të miratojë një tjetër emërim, në Muzeun Arkeologjik në Shkup ku lakohet kandidatura e drejtorit aktual të Qendrës së Kulturës në Dibër Artin Spahiu.

Ndërkohë që sektorët e vetë dikasterit të kulturës drejtohen nga shefat e njëjtë. Ndryshime po ashtu nuk ka as tek këshilltarët. Në faqen elektronike të Ministrisë së Kulturës informacionet e vetme që janë përditësuar janë ato të ministri, zëvendësministrit dhe sekretarit shtetëror./koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori