LAJMI I FUNDIT:

Nesër në Athinë do të vendoset për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit në Maqedoni

Nesër në Athinë do të vendoset për ekstradimin e Grujevskit dhe Boshkovskit në Maqedoni

Nesër do të vazhdojë për të katërtën herë seanca për ekstradimin e Goran Grujevskit dhe Nikolla Boshkovskit në Gjykatën e Lartë në Athinë, pasi më 9 mars seanca u ndërpre për shkak të pyetjeve juridike.

Avokatët e Grujevskit dhe Boshkovskit tek këshilli i gjykatësve kanë dorëzuar kërkesë që seanca të mbahet prapa dyerve të mbyllura, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për Grujevskin dhe Boshkovskin në Greqi, ka tre procese të ndryshme dhe të ndara. Njëri është për pasaportat e falsifikuara, tjetri për kërkesën për azil dhe rasti i tretë është për ekstradim, që është kërkesë e autoriteteve të Maqedonisë.

Rasti i ish-shefave në MPB është përmendur edhe në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku thuhet se gjykata ka lejuar arratisjen e tyre./Telegrafi/