Për herë të parë në Kosovë dhe me gjerë po organizohet konferenca “Cyber Law”, e cila temë kyçe ka Sigurinë kibernetike vështruar nga aspekti ligjor.
“Cyber law” është një fushë relativisht e re ligjore, e cila është mjaft sfiduese dhe premtuese për botën moderne.
Kjo konferencë organizohet nga Innovation Centre Kosovo (ICK), Sentry Cyber Security, Universiteti i Prishtinës, SDS dhe mbështetet nga Raiffeisen Bank Kosova, nëpërmjet programit Elevator Lab.
Përmes kësaj konference, e cila mbahet më 5 Maj në Universitetin e Prishtinës (Fakulteti Juridik), synohet të trajtohen çështje që kanë të bëjnë me fushën kibernetike, e cila është një fushë mjaft atraktive dhe sfiduese.
Ligji kibernetik ose Ligji i internetit, në thelb është një ligj përmes së cilit tentohet që të rregullohet fusha kibernetike dhe ndërlidhja me të gjitha sferat ekonomike e shoqërore. Edhe pse ligjet në lidhje me internetin duhet të definohen e pështaten në vazhdimësi, kjo është mjaft e vështirë dhe kontributi nga komuniteti është i pashmangshëm.
Aktiviteti gjithashtu synon të mbledhë në një vend grupet e interesit, përfaqësuesit institucional, akademikë, ekspertë të fushës së sigurisë kibernetike, përfaqësues të biznesit nga sektori i TIK, sektorit banker, profesorë e studentë.
Pas konferencës, organizatorët do t’i dorëzojnë Kuvendit të Kosovës një dokument të detajuar me rekomandime, me kërkesën që të njëjtat të merren parasysh nga ligjvënësit në kohën kur vendi të jetësojë një ligj të tillë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 Milionë euro
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe