LAJMI I FUNDIT:

Audi TT dhe A5 mund të bëhen bashkë në një makinë të kombinuar (Foto)

Audi TT dhe A5 mund të bëhen bashkë në një makinë të kombinuar (Foto)

Kur kërkesa për këto makina po vjen duke u zvogëluar, Audi ka menduar që dy modele t’i reduktojë në vetëm një

Tregu i makinave me tavan të hapur, ka qenë gjithnjë i vogël dhe nuk po shkon duke u rritur, transmeton Telegrafi.


Meqenëse këto makina nuk janë të përshtatshme për të gjitha terrenet dhe kushtet atmosferike, blerësit duhet ta kenë gjithsesi edhe një tjetër. Për këtë arsye, kërkesat po vazhdojnë të bien dhe të gjithë prodhuesit e kanë problem shitjen.

Në mënyrë që ta eliminojë këtë problem, Audi ka planifikuar t’i largojë modelet TT dhe A5 në tërësi, por disa burime pranë kompanisë, pretendon se do t’i kthejë në një model të kombinuar.

Ky model pritet të ketë motor më të fuqishëm, sistem të ndërtimit që do t’ia lehtësonte peshën si dhe arkitekturë praktike. Pritet që të ketë platformë më të vogël se A5, ndërsa sipas të gjitha gjasave të emërohet A4 Cabrio. Me këto veçori, do ishte rivale e fuqishme e makinave me tavane të hapura, BMW 4 Series dhe Mercedes-Benz C-Class.

Në të njëjtën kohë, do të kushtojë për dhjetë mijë dollarë, më lirë se A5 i tanishëm. Gjithnjë sipas burimeve, thuhet se dizajni po realizohet në bashkëpunim të ngushtë me inxhinierë ekspertë të makinave elektrike. Që lë të kuptohet se është një hibrid me njërin motor elektrik, që mundë të elektrifikohet në tërësi kur të jetë e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Auto

Më shumë
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët

Auto
“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

“Rilind” Jaguar XJS, super vetura që do të kushtojë 225 mijë funte – TWR thotë se vetëm 88 sosh do të prodhohen

Auto
Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Shpëtim nga vapa, Hyundai prodhon foljen që ul temperaturën në veturë me 20 gradë

Auto
Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Prodhuesi që do t’i japë fund karikimit të ngadaltë të makinave elektrike, prezanton baterinë që rimbushet për gjashtë minuta

Auto
Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Çfarë do të thotë kur ndizet drita e motorit tek vetura juaj, simboli që duhet merret gjithsesi parasysh nga shoferët e mirë

Auto
Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Një Cybertruck me ngjyrë të zezë mat u pikas rrugëve të Kalifornisë përpara debutimit

Auto
Kalo në kategori