LAJMI I FUNDIT:

“Truproja” i Bin Ladenit jeton në Gjermani, ai madje merr ndihmë sociale nga shteti

“Truproja” i Bin Ladenit jeton në Gjermani, ai madje merr ndihmë sociale nga shteti

Një burrë nga Tunizia i cili dikur punonte si truproje e Osama Bin Ladenit, jeton në Gjermani që nga vitit 1997 dhe çdo muaj merr nga 1,168 euro ndihmë sociale, shkruan BBC.

Ky informacion është zbuluar nga zyrtarët lokalë, pasi partia djathtiste gjermane (AfD) pyeti për këtë burrë i njohur si Sami A, transmeton Telegrafi.


Mediat gjermane nuk e kanë publikuar emrin e plotë të këtij burri duke mbrojtur privatësinë e tij. Ai kategorikisht mohon pretendimet për lidhje me xhihadistët. Kërkesa për deportimin e tij në Tunizi është refuzuar nga frika se mund të torturohet atje.

Bin Laden ishte lider i organizatës terroriste Al-Qaeda, që është përgjegjëse për sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 në kullat binjake në SHBA. Por, pas një operacioni ushtarak të SHBA-ve, ai është vrarë në vitin 2011 në Pakistan.

Sipas dëshmisë së një dëshmitari gjatë gjykimit të vitit 2005, Sami A në vitin 2000 për disa muaj kishte punuar si truproje e Bin Ladenit në Afganistan. Por, edhe pse ai e mohon një pretendim të tillë, gjykata në Dusseldorf i besoi fjalëve të dëshmitarit.

Sami A ishte hetuar për lidhjet me Al-Qaedas në vitin 2006, por nuk ishte dënuar. Ai sot jeton me gruan dhe katër fëmijët në qytetin gjerman Bochum në pjesën perëndimore të Gjermanisë.

Pasi i ishte dhënë përkohësisht leja e qëndrimit në Gjermani në vitin 1999, ai vijoi disa kurse të teknologjisë informative dhe u vendos në qytetin Bochum në vitin 2005.

Kërkesa për azil i ishte refuzuar në vitin 2007, pasi autoritetet e sigurisë e kishin futur në listën e personave me rrezikshmëri të lartë, dhe për këtë arsye duhet që çdo ditë të lajmërohet në stacionin policor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori