Kreu i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka thënë se shoqëria shqiptare ka nevoja të ngutshme që të zhvillojnë një debat serioz se nga duhet të ecim tutje.
Ai në një postim në Facebook shkruan se hapi i parë duhet të jetë hapja e një debati brenda përbrenda partive politike, që në ato debate, partitë politiket t’i caktonin vullnetet e tyre politike se për çfarë prioritete do të kishin gatishmëri për t’u marrë vesh.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Nuk ka asnjë dyshim, shoqëria shqiptare në përgjithësi e kjo e Kosovës në veçanti, kanë nevoja të ngutshme që të zhvillojnë një debat serioz e të njerëzishëm sesi e nga duhet të ecim tutje. Ky debat parësisht i duhet politikës, atyre që po vrapojnë e premtojnë për të qeverisur me vendet tona, për të marrë vendime të mëdha për kombin. Por, para se të merren vendimet e mëdha, duhet të caktohen prioritetet pa të cilat nuk mund të shkohet në vendime të mëdha të nivelit nacional.
Për t’i caktuar prioritetet që u duhen qytetarëve të Kosovës, duhet të merren disa hapa:
Hapi i parë, domosdo duhet të jetë, hapja e një debati brenda përbrenda partive politike, që në ato debate, partitë politiket t’i caktonin vullnetet e tyre politike se për çfarë prioritete do të kishin gatishmëri për t’u marrë vesh.
Hapi i dytë, pajtueshmëri e plotë për të nisur një debat politikë mes partive politike parlamentare, nga i cili debat do të nxirreshin prioritetet politike të interesit nacional.
Hapi i tretë, listimi i prioriteteve që vërtet janë, prioritete të ngutshme të interesit nacional. Këtu po flas për prioritetet nacionale që janë e varen kryekreje nga vullneti ynë politik.
Prioritetet e caktuar se fundi, nuk varen nga vullneti ynë politik.
Prioritetet që varen nga ne janë: Sundimi i rendit dhe i ligjit; sistem të Drejtësisë të pa politizuar; sistem financiar të organizuar e të shfrytëzuar mirë; zhvillim ekonomik, favorizim i investitorëve potencial dhe punësim; arsim cilësor e të reformuar; shëndetësi publike të organizuar mirë.
Këto prioritete, sjellin prioritetet tjera me liberalizimin e vizave që kaq shumë po e kërkojnë qytetarët tanë.
Ketë vend nuk duhet e as nuk mund ta dojë kush më shumë se ne. Ndonëse, gjatë këtyre viteve nuk kemi treguar kurrfarë dashurie, veç pangopësisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!