LAJMI I FUNDIT:

Djegia e fabrikës së riciklimit, vatra të reja zjarri gjatë mëngjesit

Djegia e fabrikës së riciklimit, vatra të reja zjarri gjatë mëngjesit

Vatra të reja zjarri janë ndezur këtë mëngjes në fabrikën e riciklimit e cila u shkrumbua një ditë më parë në zonën e Kasharit.

Rojet e objektit ndërhynë pa sukses për të shuar flakët dhe vetëm me mbërritjen e zjarrfikëses, situata është vënë nën kontroll.


Flakët përfshinë të dielën qindra ton mbetje plastike. Zjarri vazhdoi disa orës jashtë kontrolli edhe pse në vendngjarje u dërguan të gjitha forcat zjarrfikëse të Tiranës, dy mjete të ushtrisë dhe dy autobotë të ujësjellësit të bashkisë. Zjarri masiv ishte kërcënues edhe për bizneset ngjitur. Flakët përpinë edhe shtyllat e energjisë elektrike dhe OSHEE njoftoi djegien e linjës që lidh Unazën e Re me zonën e Mëzezit.

Zjarri ngriti një re toksike që shkaktoi probleme shëndetësore për zjarrfikësit që luftonin me flakët dhe banorët e zonës përreth. Hetimet po vijojnë nga prokuroria, por të dhënat e para tregojnë se masat e sigurisë nga mbrojtja kundër zjarrit në këtë fabrikë ekzistonin vetëm në letër sepse në realitet, në fabrikë nuk kishte as fikëse zjarri dhe as ujë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga

Siguri
Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

Spahiu: Në shtator nis seria e vrasjeve hakmarrëse të kriminelëve, porosi nga Dubai

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

I akuzuari: Bashkë me familjen kam mbi 10 milionë euro pasuri, s’kam pasur nevojë të pastroj para

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Aksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme

Lajme
“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

“100 mijë euro paguajnë për me dalë nga burgu, unë pesë euro s’po mund t’i gjejë”, Shefqet Riza i zhgënjyer pas arratisjes së Sekiraqës

Drejtësi
Kalo në kategori