Ministri i Financave Dragan Tevdovski konsideron se ekonomia e Maqedonisë po ecë në drejtim të mirë dhe pret kthesë serioze për lëvizjen e ekonomisë këtë vit.
Ai në një intervistë për “Zërin e Amerikës” tha se që në fillim të vitit ka indikacione se ekonomia po shkon në drejtimin e duhur.
“Në janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, prodhimi industrial u rrit për 5.6 për qind. Ekziston një rritje e fortë e eksporteve prej rreth 24 për qind. Aktiviteti i kredisë në muajt e parë është gjithashtu aktiv dhe i lartë, përfshirë edhe kompanitë që është pozitive, sepse në periudhën e kaluar ato ishin kryesisht në familje. Edhe pagat në Maqedoni filluan të rriten me 5.6 përqind në vit, gjë që rriti pagën mesatare për 1.250 denarë dhe për herë të parë kemi një pagë mesatare mbi 24.000 denarë. Këto janë sinjalet e para që ekonomia shkon në drejtim të mirë”, ka deklaruar Tevdovski.
Ai thotë se nevojiten më shumë reforma në mënyrë që ekonomia të lëvizë përpara dhe vë në dukje se një numër i aktiviteteve janë duke u ndërmarrë për një transparencë më të madhe.
Në 12 muajt e ardhshëm, Ministri Tevdovski pret të përfundojë vala e parë serioze e reformave, më shumë investime si rezultat i përparimit në integrimin euroatlantik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City