Për profesorin universitar dhe studiuesin e letërsisë shqipe, Agim Vinca, Qeveria e Kosovës është jetëshkurtër dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare për ta ndryshuar gjendjen në të cilën aktualisht është Kosova.
Gjatë një interviste të dhënë për KosovaPress, Agim Vinca ka thënë se korrupsioni, mosrespektimi i ligjit, mungesa e zhvillimit ekonomik dhe nepotizmi janë sëmundje të rënda që ka Qeveria e Kosovës.
Ai ka thanë se politika kosovare ka goditur edhe institucionin më të lartë të shkencës dhe të artit në Kosovë nga faktorët politikë.
Sipas profesorit, qytetarët e Kosovës si kurrë më parë nuk kanë qenë më keq sikurse sot, madje shton se Kosova mjerisht po vdes moralisht.
“Kjo Qeveri e ka vështirë ta çojë deri në fund mandatin e vet për arsye që thatë ju edhe për arsye të tjera. Kjo do të thotë që zgjedhje të parakohshme do të ketë… Në Kosovë ka nevojë për një politikë të re, të ndryshme që e vë theksin te zhvillimi, te respektimi i ligjit, te drejtësia, te lufta kundër korrupsionit, lufta kundër nepotizmit, këto janë sëmundje të rënda që e ndjekin qeverinë aktuale dhe qeveritë e mëparshme të Kosovës. Kosova mjerisht është e rënd të thuhet po vdes moralisht”, tha Vinca.
Ndërsa për Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, thotë se ai institucion është i papërgjegjshëm për ta kryer misionin për të cilin është themeluar.
Në vitin që lamë pas, doli nga shtypi në botim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës dhe të Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve, libri me titull “Poetët akademikë”. Botimin e atij libri nga ASHAK, profesori Vinca e quan “Tallje akademike me lexuesin dhe taksapaguesin”, pasi sipas tij, ai botim me poetë akademik maqedonas nuk është aspak i rëndësishëm për lexuesit shqiptarë.
Ai thotë që ASHAK-u ka harruar se Akademia Maqedonase ka qenë institucion i cili ka mbështetur vazhdimisht politikën anti-shqiptare të Qeverisë së Maqedonisë në të kaluarën dhe në masë të madhe edhe sot.
“Është një botim pa vlerë, është një shpërdorim i fondeve për gjetjet e Kosovës që merr Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës. Përveç asaj akademikët tanë nuk e kanë parasysh faktin që Akademia Maqedonase prej themelimit të saj dhe deri më sot ka mbështetur politikën diskriminuese të Qeverisë së Maqedonisë ndaj shqiptarëve… Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës nuk e kryen misionin për të cilin është themeluar, madje është shumë larg atij misioni. Së pari është një institucion i uzurpuar nga një grup njerëzish dhe partitë politike, ku politika e zgjedhjes së anëtarëve të rinj ka qenë gjithmonë me kriterin e miqësisë, përkatësisë partiake politike, e jo me kriterin e vlerësimit të punës shkencore….Përveç asaj ata kanë sjellë një ligj diskriminues që ua kufizon studiuesve dhe krijuesve hyrjen në Akademi pas moshës 65 vjeçare, pse? Askund në rajon dhe botë nuk ka një kufizim të tillë ” , tha Vinca.
Përdorimi i gjuhës në institucionet publike kohët e fundit ka degraduar shumë, me theks të veçantë në Parlamentin e Kosovës, por për profesorin e gjuhës dhe letërsisë, respektimi i gjuhës duhet të jetë parimi kryesor i Parlamentit të Kosovës, i mediave dhe i atyre që bëjnë jetë publike.
Ai ka thënë se gjuha po vazhdon të shkelet rënd dhe aspak nuk po respektohet.
Kjo tendencë joshkencore dhe kundër-historike, për profesor Vincën, herët a vonë, do të dështojë, por dëme që sjellë dhe krijon konfuzion, sidomos tek të rinjtë.
Vinca thotë se gjuha përveç që është shenjë identifikuese e një kombi, është kujtesë dhe kulturë.
“Gjuha përveç që është shenjë e përkatësisë etnike kombëtare është edhe kujtesë edhe kulturë… Sot mjerisht kalojmë nëpër një fazë të rënd të shkeljes së gjuhës, të shpërdorimit të saj, mosrespektimit të saj, jo vetëm të gjuhës standarde shqipe por të gjuhës në përgjithësi… Këtu tek ne ka një tendencë të shpërfilljes, të anashkalimit, të denigrimit të gjuhës standarde… Në institucione në krejt botën flitet dhe shkruhet në gjuhën letrare kombëtare, madje ky duhet të jetë parimi i Parlamentit të Kosovës, i mediave, i institucioneve dhe të atyre që e bëjnë jetën publike”, tha ai.
Studiuesi dhe krijuesi i shumë librave shkencorë, poetikë dhe publicistikë, brezin e rinj të krijuesve në Kosovë, i quan krijues të facebook-ut.
Sipas tij, faji nuk i mbetët teknologjisë, por thotë se libri është harruar shumë dhe krijuesit e rinjë më shumë shkruajnë se sa lexojnë, megjithatë, thotë se në mesin e krijuesve të rinjë gjenden edhe krijues të talentuar.
“Ky brez po rritet më shumë nën ndikimin e teknologjisë, të rrjeteve sociale, facebook-ut dhe krijuesit e këtij brezi po thuajse nëse jo të gjithë, një pjesë dërmuese, krijues të facebook-ut. Nuk ka gjë të keqe këtu, por po harrohet se libri është baza e gjithçkaje. Ne mjerisht kemi më shumë njerëz që shkruajnë se që lexojnë, botohen shumë libra, lexohen pak libra… Në mesin e krijuesve të brezit të ri ka sigurisht krijues të talentuar me perspektivë, por ka edhe shumë të tjerë që ndjekin edhe modën e çastit, e një nga këto tendenca është edhe ikja nga gjuha standarde”, tha Vinca.
Profesor Agim Vinca, në vitin që lamë i mbushi 70 vjet jetë dhe më se dyzet vjet krijimtari të frytshme letrare dhe shkencore. Ai jubileun e tij e shënoi me tre libra të botuar, librin me poezi “Nostalgji për kohërat e rrezikshme”, librin shkencor “Metoda letrare”, dhe librin publicistik “Shqiptarët mes mitit dhe realitetit”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Çka e gjeti KQZ-në?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/564151-780x439.jpg)
Çka e gjeti KQZ-në?
![KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kqz-4-780x439.jpg)
KQZ tregon numrin e zarfeve të anuluara me fletëvotime nga diaspora
![Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/96121739460131-780x439.jpg)
Kapen artefakte e monedha romake, arrestohet një person në Gjilan
![Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-1-5-780x439.jpg)
Fletëvotimi me ngjitës, nxit debat mes vëzhguesve të PDK-së e VV-së në “1 Tetori”
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/lali-eri-780x439.jpg)
GJKKO e la në burg, reagon sërish Veliaj: Dje kam zbuluar një skandal të rëndë në sallën e gjyqit
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eggli-780x439.jpg)
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-224005-780x439.png)
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
![Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-12-213435-780x439.png)
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
![Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/FOTO-Ilustruse-780x439.jpg)
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
![Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hyjukl-780x439.jpg)
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi