Thuhet shpesh se Amerika është një ide, jo thjesht një vend.
Me dëshirën për të kërkuar lirinë dhe një jetë më të mirë, për të realizuar ëndrrën e tyre larg shtypjes, dhunës dhe privimeve, emigrantë të shumtë populluan Shtetet e Bashkuara gjatë dekadave.
Shumica, mes tyre edhe shqiptarë, shkelën së pari në Amerikë përmes një ishulli të vogël të quajtur Ellis Island në Gjirin e Nju Jorkut, ku sot ka një muze për nder të atyre emigrantëve.
Dikur ky ka qenë kompleksi i stacionit të imigracionit dhe sot është restauruar për t’i dhënë pamjen që kishte në fillim të viteve 1920.
Përmes këtij kompleksi ndërtesash, në Ellis Island kanë hyrë në Amerikë rreth 12 milion emigrantë.
Më shumë se 40 për qind e amerikanëve mund të gjejnë gjurmë të familjeve të tyre në Ellis Island.
Shumica e imigrantëve që hynë në Amerikë nëpër këtë pikë pranimi ishin nga Evropa lindore dhe jugore. Ata vinin këtu për t’u larguar nga varfëria, luftrat dhe padrejtësitë politike apo shoqërore në vendet e tyre.
Shumë shqiptarë kanë hyrë në Amerikë përmes Ellis Island. Është e pamundur të dish numrin e saktë, por aty-këtu në muze gjen gjurmë të tyre.
E famshme është kjo foto e shqiptares që ka ardhur në Amerikë rreth vitit 1905 dhe që kuratorët e kanë vendosur në një vend të dukshëm të muzeut.
Kjo pasaportë i përket një gruaje nga fshati Rrëmbec i Korçës, të datëlindjes 1853. Pullat në pasaportën e saj janë me flamurin e Shqipërisë së Princ Vidit. Arësyeja e udhëtimit? “Punë vetiake”, shënohet në pasaportë.
Një tjetër person me mbiemrin Pojani, ka hyrë këtu në vitin 1928.
Shumë prej atyre që merrnin rrugën e emigrimit, në fillim bënin qindra kilometra në këmbë, me kuaj ose me mjete të tjera për të arritur në një port prej nga të merrnin një anije drejt Amerikës.
Udhëtimi me anijet shpesh të tejmbushura zgjaste disa javë.
Njerëzit vinin të ngarkuar me valixhe të rënda, si këto që janë ekspozuar këtu.
Një nga gjërat e para që shinin emigrantët kur arrinin në Gjirin e Nju Jorkut, ishte Statuja e Lirisë, e ngritur në një ishull tjetër këtu pranë.
Atje ku është liria është vendi im, thoshte Benjamin Franklin, njëri ndër themeluesit e Shteteve të Bashkuara. Dhe kjo është ideja me të cilën vinin këtu udhëtarët, të cilët brohorisnin, ose qanin nga gëzimi kur kalonin pranë këtij simboli të famshëm të Amerikës.
Të ardhurit inspektoheshin në fillim nga zyrtarët e shëndetësisë, kur anija ishte ende në det. Ata që e kalonin inspektimin silleshin në Ellis Island për procedurat e imigracionit. Kishte të tjerë me shenja sëmundjesh që ktheheshin mbrapsht nga autoritetet, sepse nuk e kalonin dot provën. Ata përbënin rreth 2 përqind të të gjithë udhëtarëve.
Ellis Island quhej ndonjëherë “Ishulli i Lotëve”, për shkak të atyre pak njerëzve që detyroheshin të ktheheshin pas kalimit të mundimshëm të oqeanit.
Pas Luftës së Parë Botërore, kur emigrimi nga Evropa drejt Amerikës mori përmasa të reja, Kongresi amerikan vendosi kufizime për numrin e njerëzve që hynin në vend.
Viti 1921 shënoi fundin e imigracionit masiv drejt Amerikës. Emigrantët që lejoheshin të hynin, duhet ta merrnin miratimin në konsullatat amerikane jashtë.
Pak më vonë, funksioni kryesor i kompleksit Ellis Island ndryshoi. Ai u kthye në një qendër paraburgimi dhe deportimi për të huajt që kishin hyrë në mënyrë të paligjshme, ose që dyshohej se kishin shkelur procedurat.
Në vitin 1932, ish-Kryeministri i Shqipërisë, Fan Noli u mbajt këtu për gati një javë derisa mori miratimin e autoriteteve, që dyshonin se viza e tij e nxjerrë në Hamburg të Gjermanisë ishte e parregullt.
Në Ellis Island ka një bazë të mirë të dhënash me emrat e emigrantëve që kanë hyrë nëpër këtë pikë emigracioni dhe aty mund të gjesh emra shqiptarësh, të cilët kanë ardhur në Amerikë kush për të emigruar e të tjerë si vizitorë.
Ju mund të provoni të kërkoni në listën e udhëtarëve online, sepse mund të gjeni aty emrin e gjyshërve ose të stërgjyshërve tuaj, që dikur erdhën në Amerikë për të kërkuar një jetë më të mirë përtej oqeanit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Mëngjesi me ngrica - pasdite diell dhe vranësira
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj