LAJMI I FUNDIT:

Shteti e çon drejt vdekjes: I riu mori Hepatitin C gjatë transfuzionit

Shteti e çon drejt vdekjes: I riu mori Hepatitin C gjatë transfuzionit

Pacientët me hepatit C kanë ndërprerë mjekimin pasi nuk është miratuar fondi për të blerë atë medikament që është përcaktuar në protokollin mjekësor, suksesi i të cilit është i garantuar.

Besarti nga Durrësi është vetëm 22 vjeç dhe përveçse me hemofili, është prekur edhe nga hepatiti C. Ai thotë se ka humbur shpresat për ilaçin, pasi është shumë i kushtueshëm.

“Hepatitin C e kam marrë gjatë transfuzionit të gjakut. Nuk e marr mjekimin sepse shteti nuk ka buxhet mjaftueshëm. Jemi në pritje prej kohësh”, tregon Besarti.


Sipas mjekëve, nëse pacienti ndërpret mjekimin, rrezikon që infeksioni të avancojë dhe të kalojë deri në cerozë apo kancer të mëlçisë, fundi i të cilit dihet. Ndërkohë që trajtimi me Harvon, sipas mjekëve, është një ndër protokollet më të fundit që përdoret në vendet e zhvilluara dhe çon në shërimin e pacientit.

Por, këtë vit nuk ka përfituar askush, pasi nuk është mbledhur këshilli administrativ, i cili drejtohet nga ministri i Shëndetësisë, për miratimin e fondit për të blerë medikamentin.
Besarti vuan edhe nga hemofilia, por edhe për këtë nuk trajtohet sipas protokollit: “Ka mungesa edhe këtu, që mund të çojnë në invalidizim të plotë ose të pjesshëm. Na duhen 3000 unitete në javë, por marrim 1000 unitete në muaj”.

Numri i të prekurve me hepatit C në vendin tonë është i lartë, por jo të gjithë mund të trajtohen me këtë medikament, pasi për një pacient mjekimi kushton 30 mijë deri në 40 mijë euro. Mesatarisht, në një vit ka buxhet për t’u trajtuar 30 pacientë, të cilët marrin prioritet sipas gjendjes së tyre shëndetësore.

Burime të Top Channel thonë se Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shkelje gjatë viteve të mëparshme për trajtimin me këtë medikament, ndaj kërkon që për të, të merret vendim qeveria.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori