LAJMI I FUNDIT:

Taki Fiti: Rritja ekonomike prej 3.2 për qind është e mundur këtë vit

Taki Fiti: Rritja ekonomike prej 3.2 për qind është e mundur këtë vit

“Është e arritshme norma e rritjes ekonomike në vend deri në 3.2 për qind këtë vit, edhe pse Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB), këto ditë dolën me projeksionin se këtë vit rritja ekonomike do të jetë 2.8 për qind”, kështu vlerëson kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), Taki Fiti.

Ai sot në universitetin “Goce Dellçev” në Shtip, mori pjesë në promovimin e librit “Praktikat e tranzicionit”, një analizë e ekonomisë së Maqedonisë dhe Bullgarisë, ndërsa i krijuar si projekt midis ASHAM dhe Akademisë së Shkencave të Bullgarisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fiti thotë se pas tejkalimit të krizës poltike ngadalë kanë nisur të rriten investimet dhe harxhimet personale.


“Shumë është me rëndësi si do të zhvillohet eksporti, te eksporti ka përmirësime cilësore, lëvizje, duke ju falënderuar investimeve të huaja në zonat industriale. Që nënkupton se kjo normë është e zbatueshme. Pra, Maqedonia jo këtë vit, por në vitin 2019 dhe andej duhet të bëjë gjithçka që të arrijë normën e rritjes nga 4.5 në 5 për qind. Ky është potenciali i ekonomisë së Maqedonisë, nëse duam të ecim përpara”, tha Fiti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori