Sot është shënuar 19 vjetori i dëshmorëve të rënë për liri, ku shumë zyrtarë të komunës së Prishtinës dhe veteranë të luftës kanë bërë homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani.
Në ditën e përkujtimit të dëshmorëve në Velani ka bërë homazhe edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili tha se dëshmorët kanë dhënë më sublimen për lirinë e vendit.
Ahmeti nuk la pa e përmendur edhe gjendjen e infrastrukturës së këtyre varrezave, duke thëtë se komuna ka bërë kërkesë te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që t’i marrë përsipër varrezat e dëshmorëve, pasi ministria ka ngecur me rregullimin infrastrukturor.
“Dëshmorët dhanë më të çmueshmen, maksimumin, sakrifikuan jetën, prandaj edhe nuk ka vepër më të lartë qoftë patriotike e sublime për një individ, prandaj këta do t’i shohim gjithmonë me neve, sepse çdo ditë që ne gëzojmë lirinë duhet të përkujtojmë se kjo është bërë falë sakrificës së tyre….Komuna e Prishtinës tashmë ka dërguar letër te Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ku kemi kërkuar që të marrim përsipër varrezat e dëshmorëve, këto që i vizituam sot në mënyrë që ta përfundojmë projektin të cilin e kemi filluar, sepse tani e disa vite ministria ka ngecur me këtë projekt”, tha Ahmeti.
Ndërsa, kryetari i Veteranëve të Luftës në Prishtinë, Fatmir Sopi ka thënë se dëshmorët kanë dhënë kontributin e tyre në maksimum dhe janë gurëthemeli i lirisë.
“Jemi në 18 prilli Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, ditën kur i nderojmë të gjithë ata që ranë, në gjitha periudhat e historisë sonë në luftë për liri, dita kur të gjithë ne kemi emocione të veçanta, sepse me këta trima që i kujtojmë sot, ishim në të njëjtat pozicione zjarri, mirëpo, ata dhanë kontributin maksimal, ata u bënë gurëthemel i lirisë sonë, ata janë vet liria”, tha Sopi
Qendresa Sopi, motra e dëshmorit, Sokol Sopi e përkujtoi vëllain e vet me dhimbje dhe krenari. Ajo tha se Sokoli ishte i vetmi vëlla që kishin gjashtë motrat. Madje shton se krenaria dhe dhimbja janë të pranishme në mesin e tyre.
Sipas motrës së dëshmorit Sokol Sopi, institucionet e vendit nuk kanë bërë asgjë për rregullimin e varrezave ne Velani.
“Unë si motër kam krenari, por kam edhe dhembje, sigurisht na e kemi pas veç një vëlla, Sokoli ka qenë djali i vetëm në familjen tonë, ne jemi gjashtë motra dhe ai ka qenë më i madhi në familjen tonë, është vra me 21 prill në Marevc, ka ra bashkë heroikisht me Isa Kastratin edhe Afrimin, sot është një ditë që duhet të përkujtohen edhe në mënyrë ma të mirë institucionale dhe t’i kushtohet më shumë rëndësi për rregullim, këtu siç po shihet nuk ka infrastrukturë, nuk ka stazë të paktën me ecë”, tha motra e dëshmorit, Qëndresa.
Qendresa Sopi theksoi se vëllai i saj Sokoli është vrarë në të njëjtin minutë me Isa Kastratin, ndërsa datat e shënuara në varrezat e tyre nuk përputhën me ditën kur janë vrarë.
Gjatë ditës do të ketë edhe aktivitet tjera, po ashtu nga Komuna e Prishtinës dhe një akademi përkujtimore për dëshmorët. /kp/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjendet një person i cili ishte paraqitur i zhdukur në Vodno
Grafite “me përmbajtje të përçarjes”, shoqërohet në Polici i mituri në veri të Mitrovicës
Rrahje mes vëllezërve në Prishtinë e dhunë ndaj grave në disa rajone të Kosovës – raporti i plotë i policisë
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit