Edhe 19 vjet nga përfundimi i luftës, në Kosovës ende ekzistojnë kontejnerë të cilët përdoren në vend të klasave për mësim.
Në shkollën “Aziz Sylejmani” në veri të Mitrovicës, nxënësit shqiptarë shfrytëzojnë hapësirat e njëjta për mësim dhe për orët e edukatës fizike.
Janë 19 nxënës, të disa paraleleve, që aktualisht vijojnë mësimin në këtë shkollë të improvizuar në lagjen ‘Kodra e Minatorëve’ në veri.
Flamur Gacaferi është drejtor i shkollës “Aziz Sylejmani”. Ai tregon se si për nxënësit, po ashtu edhe mësimdhënësit, kushtet janë të vështira për mësim.
“Kushtet e punës vërtetë janë të vështira. Kanë qenë edhe më të vështira kushtet infrastrukturore. Dy baraka, dy kontejnerë, është tmerr. Kemi bërë iniciativa, kemi bërë kërkesa edhe në Ministrinë e Arsimit edhe në drejtoritë komunale të arsimit disa herë, mirëpo nuk është varur nga ta, që të jemi të sinqertë. Këtu është problem politik edhe ndërtimi i shkollës, edhe ndërtimi i ambulancës edhe vajtje-ardhja e të tjera”, tha Gacaferi.
Edhe mësimdhënësit ankohen dhe thonë se kanë problem edhe me objektin ku japin mësim, por edhe me sigurinë e tyre në këtë pjesë të banuar nga popullata shumicë serbe, ku ligjet e Kosovës nuk janë zbatuar për afër dy dekada.
Fikrije Dinaj është mësimdhënëse e në lëndën e edukatës fizike.
“[Problemet] janë edhe për shkak të objektit dhe për shkak të kërcënimeve. Por, tani kohëve të fundit nuk kemi aq kërcënime sa kemi pasur. Neve arsimtareve femra nuk na kërcënojnë aq shumë, por meshkujt po “, tha Dinaj.
Janë 15 arsimtarë të cilët çdo ditë për 19 vjet udhëtojnë nga jugu i Mitrovicës në veri, për të mbajtur mësim në shkollën “Aziz Sylejmani”.
Drejtori i shkollës, Flamur Gacaferi thotë se veriu i Kosovës mbetet i brishtë, ngase kur një problem ndodhë në një pjesë apo vendbanim të banuar me serbë, ai problem më pas reflekton edhe në mjedisin tjetër.
“Ne jemi këtu po e shihni jemi në mesin e serbëve nuk ka këtu asnjë shqiptar rreth e rrotull këtu që jemi, veç këtyre fëmijëve që janë atje më banim më poshtë me prindërit e tyre. Po të jem i sinqertë, nuk kemi pasur probleme të mëdha që jemi në mesin e tyre kanë qenë dy, tre raste sporadike kur është tentuar të digjet ambulanca, pastaj e kanë gjuajtur edhe në një gur në shkollë e kanë thyer një xham. Por, problemet që ndodhin në enklavat e tyre poshtë reflektohen menjëherë edhe në shkollën tonë në ‘Kodrën e Minatorëve’”, tha Gacaferi.
Përfaqësuesit, e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës jugore thonë se janë duke berë përpjekje që të ndihmojnë nxënësit dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle.
Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën jugore të Mitrovicës, Iset Beka tha për Radion Evropa e Lirë se lidhure me shkollën “Aziz Sylejmani”, Ministria e Arsimit duhet të bëjë më shumë.
“Në ‘Lagjen e Diellit’ serbët kanë bërë investime të jashtëzakonshme në territorin tonë. Atëherë pse ne nuk investojmë në pjesën tonë, në tokën tonë. Qeveria duhet të insistojë dhe nuk ka këtu çështje politike. Këta fëmijë duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë”, tha Beka.
Qyteti i Mitrovicës vazhdon të jetë i ndarë, në anën veriore, të banuar me shumicë serbe dhe anën jugore, të banuar me shumicë shqiptare.
Në urën kryesore mbi lumin Ibër, e cila ndan veriun dhe jugun e qytetit, ende mund të shihen patrullat statike të autoritete të rendit të cilat kujdesen për sigurinë në këtë qytet. /Rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lladrovci: Votoni Xhavit Halitin – Zekën e ilegales, UÇK-së, zyrës së NATO-s në Tiranë…
Fetai në takim me një delegacion nga OSBE: Mbështesim hetimet financiare për kthimin e pasurive të paligjshme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Presidenca: Asnjë nga vendimet e deritanishme të Trumpit nuk e afektojnë negativisht Kosovën
Aksion i policisë në veri të Mitrovicës, gjenden armë dhe pajisje për kriptovaluta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!