Këtë javë biblioteka Kombëtare e Katarit në Doha. Kjo bibliotekë cilësohet si një nga projektet më moderne.
Emiri i Katarit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani inauguroi duke vendosur në raftet e saj librin e njëmiliontë, një kopje dorëshkrimi i rrallë i “Sahih Buhari” i shkruar para 843 vjetësh, çka shënoi dhe hapjen zyrtarisht të bibliotekës me një kapacitet total prej 2,2 milionë librash.
Në ceremoninë e hapjes së bibliotekës morën pjesë të ftuar nga 52 vende të botës, përfshirë Babain Emir Sheik Hamad bin Kalifa Al Thani, Princeshën e Marokut Laila Hasna, Zëvendëskryeministrin e Omanit Fahd Bin Mahmud Al Said, Ndihmës kryeministrin turk Bekir Bozdag, Shefin e Kabinetit të Kuvajtit Ali Jarrah Al Sabah, ish-presidentin turk Abdullah Gul, ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, ish-kryeministrin italian Matteo Renzi, si dhe ish-presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.
Në fjalën e hapjes, Sheikha Moza Bint Nasser tha se “librat dhe bibliotekat kanë treguar gjatë historisë thellësinë e marrëdhënies mes njeriut dhe shkrimit si një burim i qytetërimit njerëzor”, dhe shprehu aspiratën e saj që Biblioteka Kombëtare e Katarit të jetë “një mekanizëm modern për të mbështetur avancimin e kulturës vendase dhe për të ringjallur praninë e trashëgimisë arabe nëpërmjet leximit”.
Në fjalën e tij, arkitekti i bibliotekës holandeze Rum Koolhaas theksoi se “dizajnet arkitektonike mund të zgjidhin situata, të sigurojnë opsione, të krijojnë bukuri dhe të japin qetësi. Gjithashtu ato ka potencial të madh për të sjellë ndryshime dhe transformime të thella”.
Shefi Ekzekutiv i Bibliotekës Britanike Roly Keating ligjëroi për rëndësinë e bibliotekave, ndërsa themeluesi i Media Lab në MIT (Massachusetts Institute of Technology) Nicholas Negroponte foli për impaktet e teknologjisë në shërbimet bibliotekare.
Ceremonia u ndoq nga një film i shkurtër në lidhje me objektet e bibliotekës dhe karakteristikat arkitektonike të ndërtesës, si një mjet që pasqyron udhëtimin e Katarit në shkencë dhe njohuri.
Biblioteka ka një kapacitet prej 1,200,000 librash. Ndërtesa përfshin një sektor të veçantë trashëgimie që përmban 50 mijë materiale historike dhe kulturore, përfshirë 4 mijë dorëshkrime, 1400 harta historike, 26 mijë libra të rrallë, krahas dhjetra atlaseve dhe 30 mijë fotografi, si dhe mjete lundrimi dhe astronomie të lashta.
Ajo gjithashtu përfshin një ekspozitë të përhershme të bibliotekës tradicionale dhe një tjetër dixhitale rreth grafikës së informacionit, dhe një sektor “Blind Club”, një projekt ky që synon sigurimin e mundësive të barabarta për të verbërit në rrjetet sociale dhe në përdorimin e shërbimeve dhe materialeve bibliotekare.
Biblioteka mbështet progresin e Shtetit të Katarit në transformimin nga varësia në burimet natyrore tek diversifikimi i burimeve të ekonomisë për të ruajtur qëndrueshmërinë, si dhe disponueshmërinë e burimeve të njohurive të nevojshme për studentët, hulumtuesit dhe të gjithë ata që janë rezidentë në Katar.
Ndërtesa e bibliotekës është e pajisur për të gjitha kategoritë e vizitorëve si psh njerëzit me nevoja të veçanta, dhe përmban një numër risish teknologjike, si sisteme të automatizuara klasifikimi të librave, ekrane dhe media interaktive, dhe pajisje huazimi dhe kthimi automatik të librave.
Librat në Bibliotekën Kombëtare të Katarit ndahen në tri fusha kryesore, ku midis të tjerash ofrohen mbi 150 mijë libra dhe revista për fëmijët dhe adoleshentët, rreth 200 burime elektronike. Secila prej këtyre materialeve përfaqëson një dritare të fjalës së fundit të njohurive njerëzore. /noa/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFadil Hoxha, prill 1994: Tito dhe Kardeli thanë: Çka ju duhet republika!? Kujdes prej Serbisë...!
Xhevdet Bajraj: Kisha një dëshirë, të deshifroja errësirën që ma kafshonte shpirtin
Isa Boletini, sulltan Abdul Hamidit (1903): Nuk duam ta kemi në zemër të atdheut shqiptar një fole sllave
Xhevdet Bajraj: Kisha një dëshirë, të deshifroja errësirën që ma kafshonte shpirtin
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Ndoc Gjetja, hera e fundit në bibliotekën publike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles