LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet Fejzi Haziri, i akuzuar në rastin “Monstra”

Arrestohet Fejzi Haziri, i akuzuar në rastin “Monstra”

Fejzi Haziri i akuzuar në rastin “Monstra” dhe i cili ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm prej 6 vjet e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje, sonte u arrestua në Klinikën e Pulmologjisë dhe është nën mbikëqyrjen e policisë, njofton Alsat-M.

Gjatë ditës së sotme është mbajtur seancë për rastin “Monstra”, në të cilën u kërkuar që të publikohen bisedat telefonike të inçizuara mes vëllaut të Fejzi Hazirit dhe ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Ndërsa seanca e sotme u anulua për më 15 maj për shkak të mungesës së Fejzi Hazirit./Telegrafi/