LAJMI I FUNDIT:

Me siguri pajtoheni edhe ju: Këto janë ndërtesat më interesante në botë! (Foto)

Me siguri pajtoheni edhe ju: Këto janë ndërtesat më interesante në botë! (Foto)

Nga strukturat klasike në dizajne bashkëkohore, bota është e mbushur me ndërtesa interesante.

Për të theksuar pasurinë e arkitekturës rreth nesh Lonely Planet ka publikuar një libër të ri që tregon 120 prej ndërtimeve më të mëdha njerëzore në botë.

Përveç kësaj, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, libri eksploron ndërtesat klasike, të preferuarat e vjetra dhe ndërtimet intriguese.


Shikoni më poshtë për të parë disa nga ndërtesat frymëzuese që e kanë bërë atë një libër. /Telegrafi/

Ndërtesa unike në formë shporte në Newark, Ohajo
Shtëpitë në formë kubi në Roterdam, Holandë
Krzywy Domek, që përkthehet si ‘shtëpia e vogël e shtrembër’, është një qendër tregtare. Ajo gjendet në rrugën kryesore të Monte Cassino në Sopot, Poloni
Shtëpia Casa Terracota në Villa De Leyva në Meksikë, e cila është projektuar nga Octavio Mendoza.
Muzeu i Artit Bashkëkohor në Niteroi pranë Rio de Janeiro në Brazil, i cili ishte pjesë e projektuar nga arkitekti Oscar Niemeyer
Pena Palace, e cila qëndron lartë në një kodër me pamje nga qyteti i Sintrës në Portugali. Ajo konsiderohet shprehja më e madhe e romantizmit të shekullit të 19-të në Portugali
Bimët duket sikur rriten nga dizajni modern i Park Royal Hotel në Singapor.
Qendra Pompidou në Paris, e cila është një ndërtesë komplekse në zonën Beaubourg të rrethit të 4-të. Ajo strehon Bibliotekën e Informacionit Publik dhe Muzeun e Artit Modern
Tempulli Wat Chaiwatthanaram, në Ayutthaya, Tajlandë. Tempulli u ndërtua nga mbreti Prasat Thong për të nderuar nënën e tij dhe zgjati 20 vjet për tu ndërtuar
Stadiumi Olimpik në Pekin, i cili është ndërtuar për ndeshjet e vitit 2008 dhe njihet edhe si Foleja e Zogjve. Tani, përdoret për ngjarje sportive, koncerte dhe ekspozita
Fasada e shkëlqyeshme e Kazinosë së Madhe të Lisbonës dhe Hotelit në Macau të Kinës. Lonely Planet e përshkruan atë pika kryesore në Macau, vendpushimi më i madh i lojërave të fatit në Azi
Kompleksi i banimit në Montreal, Kanada. Ishte projektuar nga arkitekti izraelit / kanadez Moshe Safdie. Është i vendosur në gadishullin artificial Cité-du-Havre, i cili u krijua për të mbrojtur portin nga rrymat e egra dhe akulli
Ndërtesa Hang Nga në Dalat, Vietnam, i cili njihet gjerësisht si Shtëpia e Çmendur. Është projektuar dhe ndërtuar nga arkitekti vietnamez, Dang Viet Nga
Memoriali i Paqes në Hiroshima në Japoni, i cili shërben si një përkujtim për të vrarët në bombardimet atomike të Hiroshimës në vitin 1945.
Kapela e Kryqit të Shenjtë në Sedona, Arizona, e cila është ndërtuar në anën e një shtrese të shkëmbinjve të kuq. Thuhet se ofron pamje spektakolare të peizazhit, veçanërisht në perëndim të diellit

Në trend Fun

Më shumë
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Kur festa e zbulimit të gjinisë kthehet në kaos - pamjet tregojnë se çfarë ndodhi

Interesante
Testo shikimin tënd: Një milingonë është e fshehur në mesin e fluturave - a mund ta gjeni?

Testo shikimin tënd: Një milingonë është e fshehur në mesin e fluturave - a mund ta gjeni?

Interesante
Testoni shikimin: Gjeni gjethet teke në 10 sekonda

Testoni shikimin: Gjeni gjethet teke në 10 sekonda

Fun
Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave

Thjeshtë mahnitëse – disa nga modelet më kreative dhe më unike të tortave

Interesante
Kalo në kategori