Në Mitrovicë, në “Shtëpinë Muze”, e cila ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve, sot u shënua 19 vjetori i 116 të pagjeturve dhe 620 martirëve.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët e martirëve, të pagjeturve, qytetarë si dhe përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale, të cilët vendosen lule në përkujtim të të pagjeturve dhe martirëve.
Këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Jahja Lluka, mbajtës i dosjes për çështjen e personave të zhdukur, premtoi se Qeveria Haradinaj do ta ketë prioritet projektin e “Shtëpisë Muze” në Mitrovicë.
“Kemi shtatë muaj që jemi në pushtet dhe nuk kemi dhënë premtime asnjëherë, ky projekt do të futet ne prioritet të qeverisë. Mitrovica sot me siguri ka shumë dhimbje dhe lot, mirëpo Mitrovica edhe sot pas 19 viteve është krenare dhe stoike. E dimë mirë që Mitrovica është pjesa më gjeopolitike dhe strategjike e Kosovës, nuk kemi heq dorë asnjëherë dhe nuk do të heqim dorë nga pjesa e jonë e Mitrovicës dhe shpresoj që qeveria me kryeministrinë Haradinaj është duke bërë çdo gjë për ta bashkuar Mitrovicën dhe për të qenë bashkë me ju. E di që keni shumë probleme sociale, mirëpo gradualisht do të zgjidhen… Qeveria e Kosovës ka prioritet çështjen e martirëve dhe të zhdukurve dhe nuk do të heqim dorë për asnjë moment deri në zbardhje e fatit të njeriut të fundit të Kosovës”, ka thënë Lluka, raporton Telegrafi.
Ndërsa, përfaqësuesi i familjes së personave të pagjetur, Bajram Çerkini, kritikoi zyrtarët komunal të Mitrovicës të cilët kanë premtuar rregullimin e “Shtëpisë Muze”, dhe s’kanë bërë asgjë.
“Kemi dy probleme shumë të mëdha, zbardhja e fatit të pagjeturve në Mitrovicë. Janë edhe 116 të pagjetur, nga 338 sa kanë qenë. Nuk guxojmë të themi që s’është bërë asgjë. Problem i dytë, që është mëkat shumë i madh, po më vjen shumë keq, por me shku me i hip xhipave kur nesër është dita e eksodit, nisen autobusët me shku për Kullë të cilën e kanë mbaru, e këtu s’kanë qëndruar, e të cilët kanë premtuar katër vjet ka që ta rregullojnë këtë muze”, u shpreh Çerkini. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
LDK-ja me tubim në Degën e Dytë në Prishtinë, Lumbardh Salihu: Nuk ka asnjë dyshim se ndryshimi po ndodh!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova