LAJMI I FUNDIT:

Momentet dramatike të pilotëve britanikë përpara bombardimit të Sirisë (Foto)

Momentet dramatike të pilotëve britanikë përpara bombardimit të Sirisë (Foto)

Një ditë pas operacionit të bombadimeve në Siri nga aeropanët e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës, janë publikuar foto nga momentet dramatike të pilotëve britanikë përpara se të nisen për misionin bombardues në Siri.

Katër avionë ushtarakë GR4 Tornado lanë bazën e tyre në Akrotiri të Qipros në orën 03:00 të mëngjesit të ditës së shtunë për të bombarduar depotë me armë kimike pranë qytetit të Homsit.

“Ne nuk duam të përmbysim Assad, por të ndalojmë përdorimin e armëve kimike”, ka theksuar Theresea May, kryeministrja e Britanisë.


Sulmi mbi Siri: Dalin pamjet e shkatërrimit të një qendre shkencore për teknologji kimike (Video)
Lexo po ashtu Sulmi mbi Siri: Dalin pamjet e shkatërrimit të një qendre shkencore për teknologji kimike (Video)

Ndërsa Presidenti Donald Trump ka paralajmëruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë gati për të goditur sërish Sirinë nëse përsëriten sulme të tjera kimike.

Vala e sulmeve është më e madhja ndonjëherë ndaj qeverisë së Presidentit sirian Bashar al-Assad nga fuqitë perëndimore në 7 vitet e luftës civile në Siri.

Shtetet që ishin pro dhe kundër sulmit ajror në Siri
Lexo po ashtu Shtetet që ishin pro dhe kundër sulmit ajror në Siri

Siria ka mohuar përdorimin e agjentëve kimikë dhe thotë se sulmi u fabrikua nga rebelët.

Në mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së ditën e shtunë, Rusia e akuzoi Perëndimin për sulmet që erdhën pa pritur rezultatet e hetimit të sulmit të dyshuar kimik në Douma, përcjell tch.

Rusia u shpreh se SHBA, Mbretëri e Bashkuar dhe Francë u sollën si huliganë dhe “treguan shpërfillje ndaj ligjeve ndërkombëtare”.

Ndërsa ambasadorja e shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, ka thënë në Këshillin e Sigurimit se lajmet për sulmet kimike dhe viktimat në Douma nuk ishin “fake news”, lajme false.

“Ne i dhamë diplomacisë shans pas shansi”, ka thënë ajo.

Por Rusia bllokonte aksionet në Siri gjashtë herë me radhë.

“Ne nuk mund të rrimë anash derisa Rusia përçmon çdo normë ndërkombëtare për të cilën ne qëndrojmë”, ka thënë Haley.

“Strategjia jonë për Sirinë ende nuk ka ndryshuar. Por, Siria na ka detyruar ta përdorim forcën”.

SHBA ende vazhdon të jetë gati për sulm ka deklaruar ambasadorja.

Ndërkaq, ambasadorja e Britanisë së Madhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Karen Pierce, ka thënë se përfshirja e Britanisë në sulmet ajrore në Siri ishin “një ndërhyrje humanitare”, dhe ishte ligjërisht e justifikueshme.

“Regjimi sirian po vret njerëzit e vet tash e shtatë vjet”, ka thënë Pierce.

I dërguari i Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Vasily Nebenzya, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e ka quajtur intervenimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës, si një “agresion” kundër Sirisë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Vendim i pazakontë i familjes indiane - varrosin veturën, mijëra njerëz në ceremoninë 'mortore'

Botë
Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Shkencëtarët kanë konfirmuar se çfarë ka brenda Hënës

Botë
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori