LAJMI I FUNDIT:

Një vit pas tërmetit në Ohër, dëmet akoma të papaguara

Një vit pas tërmetit në Ohër, dëmet akoma të papaguara

Edhe pas gati një viti që nga tërmeti i fuiqshëm prej 5.1 shkallëve sipas Rihterit, Qeveria ende nuk ka marrë vendim nëse dhe në çfarë mase do t’i dëmshpërblejë qytetarët që pësuan dëm të madh në shtëpitë e tyre. Nga Qeveria njoftojnë se gjithçka do të bëhet e qartë deri në fund të muajit.

Nga Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve në Ohër janë optimist se do të ketë dëmshpërblime.

“Kontaktova me kryetaren. Ata kërkuan edhe një tabelë për kategorizimin e objekteve, respektivisht sa është dëmi nga kategoria e parë, e dytë, e tretë dhe e katërt. Ajo është dërguar dhe për një kohën të shkurtër, një javës ose dy do të fillojë pagesa…”, tha Rade Veljanovski – Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve.


Nga Komisioni komunal kërkojnë që qytetarët e Ohrit të marrin 100 për qind dëmshpërblim. Por, qytetarët janë skeptikë.

Në tërmetin e 5 korrikut të vitit të kaluar, 15 ndërtesa u vlerësuan se nuk janë aspak për banim. Gjithsej janë paraqitur 862 kërkesa për dëmshpërblim dhe vlerësimi i dëmit të shkaktuar nga komisioni komunal është rreth një milion euro./alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

​Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024

Shëndetësi
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore

Lajme
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime

Kronika e Zezë
Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Deputetja e LVV-së: Asociacioni nuk sjell normalizim, duhet nënshkruar marrëveshjen e Brukselit

Lajme
Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Detaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor

Kronika e Zezë
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori