LAJMI I FUNDIT:

Televizioni shtetëror i Sirisë: Mbrojtja ajrore siriane “rrëzuan 13 raketa amerikane” (Video)

Televizioni shtetëror i Sirisë: Mbrojtja ajrore siriane “rrëzuan 13 raketa amerikane” (Video)

Televizioni shtetëror sirian e ka përshkruar sulmin nga SHBA-të dhe aleatët e saj si një ‘shkelje flagrante’ e së drejtës ndërkombëtare.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj realizuan deri në 120 sulme ajrore në Siri në një ‘të shtënë të një kohë’ që Pentagoni tha se ndodhi pas provave bindëse se presidenti sirian Bashar al-Assad ishte përgjegjës për një sulm të armëve kimike duke përdorur të paktën gazin e klorit.


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis dhe gjenerali detar Joseph Dunford thanë se tre objekte kryesore të armëve kimike u vunë në shënjestër nga raketat nga deti dhe nga avionët.

Megjithatë, po sipas medieve të huaja, Pentagoni nuk mundi të konfirmojë sa raketa kanë goditur objektivat e tyre.

Ndërkohë televizioni shtetëror sirian pretendon se mbrojtjet ajrore të Sirisë rrëzuan 13 raketa amerikane.

Po sipas këtij televizioni, raketat ishin rrëzuar në zonën e Kiswah në jug të Damaskut, kryeqytetit.

Ai tha gjithashtu se tre civilë janë plagosur në sulmin në një bazë ushtarake në Homs.

Thuhet se një tjetër sulm me “një numër raketash” që synonte një qendër kërkimore shkencore shkatërroi një ndërtesë dhe shkaktoi dëme të tjera materiale, por asnjë humbje njerëzore. Rrjeti thotë se ndërtesa në qendrën kërkimore përfshinte një qendër edukimi dhe laboratorë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Shtatë të vdekur nga sulmi me dronë ukrainas në Belgorod të Rusisë

Botë
Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Biden do ta telefonojë Netanyahun - a do të ndryshojë mendim kryeministri izraelit për një ofensivë në Rafah?

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Jordania paralajmëron për

Jordania paralajmëron për "masakër" nëse nuk parandalohet sulmi izraelit në Rafah

Botë
Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Dy vëllezër australianë dhe një turist amerikan që ishin zhdukur, janë vrarë nga hajnat që trupat e tyre i kishin hedhur në një bunar në Meksikë

Amerika
Kalo në kategori