LAJMI I FUNDIT:

DASHURI

DASHURI

Poezi nga: Joy Croft
Përktheu: Sinan Kërpaçi

Të dashuroj,
Jo vetëm për ç`je,
Por për ç`jam
Kur jemi bashkë.


Të dashuroj
Je vetëm se
Ç`bëre për veten
Sesa çfarë po bën
Për mua.

Të dashuroj
Për pjesën time
Që e nxorre jashtë;
Të dashuroj
Se e çove dorën
Në zemrën time të rënduar
Dhe i shmange pengesat,
Gjërat e ulëta
Që s`ta mbante shpirti
T`i shikoje atje,
Se po nxjerr jashtë
Në dritën e diellit
Gjërat e bukura
Që askush s`i kish parë
Kaq largpamës për t`i gjetur.

Të dashuroj sepse më ndihmon
Që me rrangullat e jetës sime
Të ngre jo një tavernë,
Por një faltore;
Ta ngre nga puna ime
Çdo ditë
Jo si vërejtje,
Por si një këngë.
Të dashuroj
Sepse ke bërë
Më shumë se çdo besim
Do bënte
Të më sillte për së mbari,
Më shumë se çdo fat
Do mund
Të më bënte të lumtur.

Ti e bëre
Pa një prekje,
Pa një fjalë,
Pa një shenjë.
E bëre duke qenë vetvetja.
E ndoshta kjo e tëra
E shpjegon mbi gjithçka
Ç`do të thotë mike.

Në trend Kultura

Më shumë
BIR

BIR

Poezi
Romët

Romët

Kulture
NË MUNDSH

NË MUNDSH

Poezi
Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok

Afera e çuditshme e Gjermanisë së pasluftës me krautrok

Kulture
MARTESA

MARTESA

Fjala+
JEHONË

JEHONË

Poezi
Kalo në kategori