Me investimet e KEDS-it që kanë ndodhur dhe që po ndodhin në rajonin e Deçanit është i kënaqur edhe Kryetari i kësaj komune Bashkim Ramosaj. Investimet kanë të bëjnë me rritjen e kualitetit dhe furnizimin stabil me energji elektrike.
“Gjatë vitit që lamë pas, në komunën tonë në bazë të statistikave dhe terrenit, nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS kanë ndodhur investime serioze në rajonin tonë. Trafo e re me largpërçues ajror në Fshatin Carrabreg – Lagjja Ramosaj. Trafo e re me investim përcjellës në Fshatin Baballoq. Trafo të re me largpërçues ajror dhe nëntokësor në fshatin Strellc i Ulët.
Edhe në Isniq kemi pasur trafo të re me largpërçues ajror. Mos të harrojmë se në 2017 poashtu ka ndodhur pëlqimi për shfrytëzimin e hapësirave për ndërtimin, rinovimin e largpërçuesve kabllore dhe ajrore që kalojnë në trasenë e zonave kadastrale të Komunës se Deçanit për të vazhduar trasenë në Komunën e Junikut”, deklaron Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha që me investimet e vazhdueshme në Deçan rrjeti elektrik po përmirësohet dukshëm.
“Deçani është një nga komunat që e ka fokusin e KEDS-it. Kjo, për arsye se rrjeti i trashëguar në atë pjesë ishte në një gjendje mjaft të rëndë. Por, këtë po e ndryshojmë ditë pas dite me investime të vazhdueshme”, ka thënë Buzhala.
Sipas tij, këto investime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. “Synim yni është të ofrojmë shërbime sa më kualitative dhe sa më të sigurta për konsumatorët”, shtoi Buzhala.
Se investimet në Deçan po vazhdojnë, thotë edhe kryetari Ramosaj. Aitha se investime serioze dhe më se të nevojshme po ndodhin edhe gjatë këtij fillim viti e të cilat sipas tij do të vazhdojnë.
“Në periudhën 2018, do të kemi shtrirje të projekteve investive nga KEDS-i edhe në fshatrat, Lëbushë, Dubovikë dhe Prapaqan. Me rëndësi është të kujtojmë se zona, pra rajoni i komunës së Deçanit ndër dekada është përballur me rrjet tëvjetërsuar që ka rrezikuar amvisëritë, ekonomitë por edhe jetën e konsumatorit, ndaj investime si këto janë më se të mirëpritura dhe të nevojshme”, theksoi Ramosaj.
Kryetari Bashkim Ramosaj paralajmëron edhe një projekt gjigand investiv të KEDS-it në këto anë. Bëhet fjalë për elektrifikimin e bjeshkëve të Deçanit, që drejtpërdrejtë ndihmon në zhvillimin e turizmit.
“Jemi duke biseduar me KEDS-in dhe jemi në rrugë të mirë për mundësinë e investimit dhe elektrifikimin e Bjeshkëve të Deçanit.Parashikohet që deri në vitin 2019, të gjitha familjet që shfrytëzojnë këto bjeshkë të kenë furnizim energji elektrike dhe ky projekt në vete është më madhor sa që e mendon dikush, kur dihet se do të ndikoj në të mirë të zhvillimit të turizmit”, thekson Ramosaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe