Beteja dy-ditore e njohur si BlizzCon do të kthehet më 2-3 nëntor 2018 në “Anaheim Convention Center” (Qendra e Konventës Anaheim). Biletat do të jenë në dispozicion në faqen ‘Universe’ dhe do të kushtojnë 199$ për person (plus tatimet dhe tarifat), e gjithashtu do të jenë në dispozicion për blerje në dy grupe, grupi i parë duke filluar nga ora 19:00 PT/10:00 ET më 9 Maj dhe grupi i dytë në orën 10:00 PT/13:00 ET me 12 maj.
“BlizzCon-i është koha jonë e preferuar e vitit në Blizzard,” tha bashkë-themeluesi dhe CEO Mike Morhaime. “Është shansi ynë për të takuar dhe për të njohur njerëzit e vërtetë që qëndrojnë pas komandantëve të Terran-it, gjuetarët e demonëve dhe gjurmët e Tracer-it me të cilin luajmë çdo ditë si dhe për të ndarë pasionin tonë për lojërat dhe esports me njëri-tjetrin dhe për të festuar atë se çfarë do të thotë të jesh pjesë e një komuniteti të madh si Blizzard”, transmeton Telegrafi.
Si gjithmonë, ngjarja e madhe e këtij viti do të shfaqë panelet zhvilluese dhe sesionet Q&A, garat, cosplay, gjësende ekskluzive dhe mallra si dhe programe të mëdha për esports. Java e Hapjes së Blizzard-it, e cila do të zhvillohet më 25-29 Tetor në Arenën Blizzard në Los Anxhelos, do të udhëheqë në BlizzCon me runde të hapura për finalet globale të serive të Kampionatit Boteror në “StarCraft 2”, finalet e Kampionatit Botëror të “Heroes Of The Storm” dhe finalet e Kampionatit Botërorë në arenën e “World Of Warcraft”. Finalet për të gjitha këto turnire, si dhe Kupa Boterore e “Overwatch” dhe Lojërat Globale të “Hearthstone” do të zhvillohen përgjatë periudhës kur mbahet BlizzCon.
Tifozët e Blizzard-it të cilët nuk do të mund të marrin pjesë në shfaqjen e cila mbahet drejtpërdrejtë, do të kenë mundësinë që të marrin pjesë në internet online nëpërmjet Biletës Virtuale, e cila ofron transmetimin e drejtpërdrejtë të shfaqjes dhe pjesë të ndryshme të përmbajtjes si bonus, duke përfshirë gjësendet ekskluzive të BlizCon-it përbrenda lojërave. Biletat për një darkë bamirësie para BlizzCon-it më 1 Nëntor, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë për të takuar zhvilluesit e Blizzardit, artistët dhe përfaqësuesit e komunitetit, do të dalin në shitje në orën 19:00 PT / 10:00 ET më 16 Maj të cilat do të kushtojnë 750 $ secila dhe këto të ardhura do të mbështesin “CHOC Children’s”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSam Altman: OpenAI ka qenë në "anën e gabuar të historisë" në lidhje me burimin e hapur
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova
Çfarë do të thotë ikona e re në fotot e profilit WhatsApp?
Lara Croft and the Guardian of Light - kur mund ta luani videolojën ikonike në iOS dhe Android?
iPhone i palosshëm një hap më afër realizimit?
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos