LAJMI I FUNDIT:

Nëna braktis foshnjën e porsalindur në gypin e kanalizimit, e shpëton në momentet e fundit një kalimtare rasti – qeni i saj e dëgjoi duke qarë (Foto)

Nëna braktis foshnjën e porsalindur në gypin e kanalizimit, e shpëton në momentet e fundit një kalimtare rasti – qeni i saj e dëgjoi duke qarë (Foto)

Një foshnje e porsalindur është shpëtuar në momentet e fundit, pasi një grua e ka gjetur lakuriq në gypin e kanalizimit në një mot me erëra të forta dhe shi.

Është mrekulli se si foshnja e braktisur nga e ëma i ka shpëtuar temperaturave të ulëta, ndërsa ishte pikërisht një qen që kishte dëgjuar foshnjën duke qarë, transmeton Telegrafi.


Ai kishte alarmuar pronaren e tij, e cila menjëherë kishin reaguar duke e nxjerrë nga gypi i kanalizimit.

Charmaine Keevy, 63-vjeç, ka deklaruar se ishte duke ecur kur dëgjoi qenushin e saj duke lehur dhe pasi u afrua te gypi pa një foshnje të porsalindur lakuriq.

Ajo me urgjencë e kishte dërguar në spital, dhe ishte befasuar se si foshnja i ka shpëtuar kushteve ekstreme. Ngjarja e tmerrshme raportohet të ketë ndodhur në Afrikën e Jugut. /Telegrafi/