LAJMI I FUNDIT:

Zuckerberg: Facebooku është në garë me Rusinë

Zuckerberg: Facebooku është në garë me Rusinë

Drejtori ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg ka thënë para senatorëve amerikanë se kompania e tij është në një betejë të vazhdueshme me operatorët rusë, të cilët kërkojnë të shfrytëzojnë rrjetin social.

“Kjo është një garë e armëve. Ata do të vazhdojnë që të përmirësohen”, u shpreh ai.


Zuckerberg po përgjigjej në valën e skandalit të mbledhjes së të dhënave private të përdoruesve nga ky rrjet.

Ai po ashtu bëri të ditur se Robert Mueller, avokat i veçantë për atë që besohet të jetë ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet amerikane të vitit 2016, ka intervistuar pjesë të stafit të Facebookut.

Zuckerbergu mohoi të jetë njëri nga të intervistuarit.

Në muajin shkurt, zyra e Mueller akuzoi 12 rusë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerkane, së bashku me tri kompani ruse, përcjell KosovaPress.

“Ka njerëz në Rusi, puna e të cilëve është të provojnë që të shfrytëzojnë apo shkatërrojnë sistemin tonë, si dhe sistemet e tjera të internetit. Ne duhet të investojmë që të bëhemi më të mirë në këtë pikë”, tha shefi i Facebookut.

Ai doli para senatit amerikan, pasi në javët e fundit u zbulua skandali që lejoi rrjedhjen e të dhënave personale të rreth 87 milionë përdoruesve. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori