LAJMI I FUNDIT:

Një tjetër natë tmerri për Barcelonën – dështimet e mëdha ndër vite të katalunasve në Ligën e Kampionëve

Një tjetër natë tmerri për Barcelonën – dështimet e mëdha ndër vite të katalunasve në Ligën e Kampionëve

Barcelona pësoi humbje me rezultat 3-0 ndaj Romës në Stadiumin Olimpik, duke e rikthyer rezultatin nga humbja e parë e pësuar me rezultat 4-1.

Fitorja e parë kishte bërë që shumëkush të mendojë që Barcelona vetëm e ka shkruar emrin në gjysmëfinale, por futbollit të dhuron edhe të tilla emocione, për dikë të jashtëzakonshme, e për dikë të tmerrshme.

Por nuk është hera e parë që kjo ndodh me Barcelonën.


Hera e parë që i ndodhte kjo gjë kur humb avantazhin dhe merr tre gola më shumë se që duhet ishte në sezonin 1984/85, kur në ndeshjen e parë kishte mposhtur Metzin e Francës 4-2  në shtëpi, por humbën pastaj 4-1.

Një vit më herët ishte Manchester United që kishte humbur 2-0 në Camp Nou duke fituar pastaj në shtëpi 3-0.

Nata e tmerrshme më e famshme për Barcelonën është ajo kur humbën ndaj Steaua Bucharestit në finale të Ligës së Kampionëve të vitit 1986.

Ndeshja shkoi në penallti, ndërsa Barcelona dështoi të shënojë një penallti të vetme, duke ia dhënë fitoren rumunëve.

Në vitin 1992 nën udhëheqjen e Johan Cruyff e fituan më në fund Ligën e Kampionëve, por dy vite më vonë pastaj, në Athinë pësuan ndaj Milanit me rezultat 4-0.

Edhe Real Madridi e ka mposhtur një herë Barcelonën në gjysmëfinale, që futet tek të dhimbshmet.

Zidane dhe McManaman shënuan në fitoren 2-0 në Camp Nou, për ta shkrirë rezultatin e ndeshjes së parë që ishte mbyllur 1-1.

Në sezonin 2012/13, Barcelona luante ndaj Bayern Munich në gjysmëfinale, duke u eliminuar pa shënuar asnjë gol.

Ndeshja e parë 4-0, ajo e dyta 3-0. Rezultat i përgjithshëm 7-0. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

“E kemi fajin edhe ne”, trajneri Lucescu për sharjet e tifozëve dhe vërshëllimin e himnit

Përfaqësuesja e Kosovës
Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

Ancelotti i dërgon një mesazh domethënës dyshes Mbappe dhe Endrick

La Liga
Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Formacionet zyrtare, Ukrainë – Shqipëri: Sylvinho futet me të gjitha forcat

Kombëtarja e Shqipërisë
Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Prapaskenat e ndeshjes Kosovë-Rumani: ‘Zhdukja’ e Fodas dhe futbollistëve pas turpërimit, zënkat në fushë dhe elektrizimi i tifozëve nga Rexhbeçaj

Përfaqësuesja e Kosovës
“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

“Rumania ishte këtu!”, federata rumune publikon një video nga gjendja e zhveshtores në ‘Fadil Vokrri’

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori