LAJMI I FUNDIT:

Seanca e radhës për dhunën ndaj Selës më 16 prill, pritet të dëshmojë edhe Muhamed Zekiri

Seanca e radhës për dhunën ndaj Selës më 16 prill, pritet të dëshmojë edhe Muhamed Zekiri

Gjykimi për të akuzuarit për dhunën ndaj deputetit Ziadin Sela, që ndodhi më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë, do të vazhdojë më 16 prill.

Në seancën e sotme që zgjati gjashtë orë, u dëgjuan tre dëshmitarë edhe atë: kryetari i Kuvendit Talat Xhaaferi, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dhe deputeti i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Pas përfundimit të seancës, Kiracovski tha se 27 prilli do të mbetet si datë e zezë që nga pavarësimi i Maqedonisë.

Kiracovski tha se një pjesë e të akuzuarve që sot kanë qenë të pranishëm në gjykatë i ka njohur dhe shtoi se ata kanë kryer vepra të rënda për shëndetin e deputetët dhe të tjerëve që kanë qenë të pranishëm në Kuvend më 27 prill.

Në seancën e radhës pritet të dëshmojnë edhe tre dëshmitarë tjerë, mes të cilëve edhe deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri./Telegrafi/