LAJMI I FUNDIT:

Fillon fushata e ligjëratave të vetëdijesimit nga thumbimet e rriqrave

Fillon fushata e ligjëratave të vetëdijesimit nga thumbimet e rriqrave
????????????????????????????????????

Sot në shkollat e Komunës së Malishevës, ka filluar fushata e mbajtjes së ligjëratave për vetëdijesimin e nxënësve, për kujdesin nga kontakti me rriqra, si dhe në rast të thumbimeve, se si duhet të veprojnë. Mbajtja e këtyre ligjëratave mbahet në kuadër të zbatimit të strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo(EHKK).

“Ligjëratat nëpër shkollat e Komunës së Malishevës, janë duke i mbajtur mjekët dhe personeli shëndetësor nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevës. Ligjëratat do të mbahen në të gjitha shkollat e Komunës së Malishevës, pasi kjo është prej masave për luftimin dhe parandalimin e EHKK, sepse në mënyrë të veçantë, fëmijët vetëdijesohen se si duhet të veprojnë në rast të thumbimit nga rriqrat, por edhe se si ti shmangen kontaktit me rriqra”, thuhet në njoftim.


Mbajtjen e ligjëratave të sotshme në shkollën fillore “Hilmi Hoti” në Carrallukë, e kanë përcjellë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Liridon Hoti. Nënkryetari Berisha, gjatë komunikimit me nxënësit e kësaj shkolle, është ndarë i kënaqur me nivelin e njohurive që kanë marrë nxënësit gjatë ligjëratës, dhe me këtë rast e ka përgëzuar stafin shëndetësor të QKMF-së, për nivelin e mbajtjes së ligjëratave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Profesori shqiptar nga Londra: Në Britani të Madhe i gjithë spektri politik është pro Kosovës

Lajme
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në automjetin me targa të Serbisë, policia konfiskoi 390 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Lajme
Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Deputeti i LVV-së akuzon opozitën, Basha: Po i shtrembëron raportet ndërkombëtare për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori