LAJMI I FUNDIT:

Erdhi pranvera, erdhi koha për pastrim – disa këshilla si ta bëni shtëpinë tuaj të shkëlqejë

Erdhi pranvera, erdhi koha për pastrim – disa këshilla si ta bëni shtëpinë tuaj të shkëlqejë

Pastrimi pranveror vjen vetëm njëherë në vit, duke “hallakatur” shtëpinë. Megjithëse pastërtia duhet të mbahët gjatë gjithë vitit, pranvera është koha ideale ta pastroni shtëpinë nga themeli.

Si ta bëjmë këtë më së miri “hallaktjen”, në kohën kur përditshmëria jonë është e ngarkuar dhe kaotike nga punët?

Për ta bërë më së miri “hallakatjen” në shtëpi për pastrimin pranveror, në kohën kur jemi në pritje të ditëve të ngrohta dhe Ramazanit, mund të bëjmë planifikimin. Është bërë zakon që i gjithë pastrimi të nisë dhe përfundojë në një ditë ose dy.


Në momentin që keni organizuar kohën dhe mjetet për pastrim, gjithçka duket më e qartë dhe më e lehtë për t’a hallakatur. Tani mbetet vetëm të caktosh se nga cila dhomë është më se miri të filloni.

Pluhuri është një fazë tjetër e pastrimit pranveror, këtu na hyjnë në punë shumë detërgjentë dhe pajisje të mira si “pëst pësti” epik, mjeti me emrin karakteristik që realisht është arma kryesore e “hallakatjes” gjatë pastrimit shtëpiak.

Me që hallakatja e shtëpisë ndërlidhet më pastrimin, dyshemeja është e fundit që duhet të pastrohet. Çkado që të bësh, do të reflektoj më pluhur në dysheme, një “gjoker”, pak “pëst pëst” dhe pak detergjent e finalizojnë “hallakatjen tuaj” për pastrim pranveror.

Bëni gjëra të vogla në mënyrë të vazhdueshme nuk që nuk marrin shumë kohë dhe bëjnë një diferencë gjatë hallakatjes së shtëpisë tuaj. Të pastruarit në suaza ditore, lehtëson shumë pastrimin pranveror në veçanti dhe jetën tonë në terësi. /Telegrafi/

Artikull i sponzorizuar