LAJMI I FUNDIT:

Avokati i Popullit: Mos zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, shkelje e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit: Mos zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, shkelje e të drejtave të njeriut

Avokati i Popullit përmes një komunikate, fton autoritetet përgjegjëse për hartimin e politikave dhe programeve efikase shëndetësore.

“E drejta për jetë të shëndetshme është e drejtë thelbësore dhe elementare e të drejtave të njeriut”.

Avokati i Popullit, thotë se mos zbatimi i Ligjit për Sigurimin Shëndetësor është indikator i shkeljes së të drejtave të njeriut të kësaj fushe.


Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), në vitin 1948, në takimin e Kuvendit të parë Botëror të Shëndetit, si një ndër aktet e para zyrtare të saj, vendosi të festojë 7 prillin për çdo vit, si Ditë Botërore e Shëndetit, me qëllim të tërheqjes së vëmendjes së mbarë botës për një temë me rëndësi të madhe siç është shëndeti global.

Sigurimin shëndetësor për të gjithë, qasja në shërbimet shëndetësore të nevojshme, cilësore, të mjaftueshme, efektive, dhe pa vështirësi financiare, njëherësh çelës për shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve dhe kombeve është mesazhi global i këtij viti.

“Dita botërore e shëndetit, këtë vit Kosovën e gjeti në vazhdën e përpjekjeve për përmirësimin i cilësisë së shërbimeve shëndetësore. Përkundër garancisë kushtetuese për mbrojtje shëndetësore, dhe bazës solide ligjore e cila e garanton këtë të drejtë, vazhdon të mbetet sfidë obligimi pozitiv i shtetit për vënien në zbatim e kësaj të drejte. Vazhdimi i mos zbatimit të Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, është indikator i shkeljes së të drejtave të njeriut të kësaj fushe”, thuhet në komunikatë.

Avokati i Popullit fton autoritetet përgjegjëse për hartimin e politikave dhe programeve efikase shëndetësore, të cilat do të jenë në harmoni me synimet e Agjendës 2030 të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm, qëllimi i të cilave është “Sigurimi i jetës së shëndetshme dhe nxitjes së mirëqenies për të gjithë njerëzit e çdo moshe”, si dhe mbulimi shëndetësor universal.

Në këtë ditë simbolike, Avokati i Popullit si mekanizëm shtetëror i mandatuar për mbrojtjen, mbikëqyrjen, dhe promovimin e të drejtave të njeriut, kërkon nga të gjitha palët e përfshira, zbatim të plotë të parimeve kushtetuese dhe të të gjitha dispozitave tjera ligjore. Avokati i Popullit, rikujton institucionet publike për obligimin e zbatimit të rekomandimeve të adresuara nga raportet e Avokatit të Popullit, që trajtojnë në veçanti çështjet shëndetësore.

“E drejta për jetë të shëndetshme është e drejtë thelbësore dhe elementare e të drejtave të njeriut. Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore, i kushteve sociale dhe mjedisit, do t’i shërbejë kultivimit të një kulture e cila do të parandalojë sëmundjet e ndryshme, dhe do të luan rol të rëndësishëm në cilësinë e jetës dhe jetëgjatësisë së qytetarëve të vendit”, thuhet në fund të komunikatës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

26 vite pas, ​Walker kthehet në Reçak: I mahnitur nga numri i njerëzve

Lajme
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori