LAJMI I FUNDIT:

Gashi takohet me kryeshefin e Ujësjellësit për zgjidhjen e situatës në Teatër e Bibliotekë

Gashi takohet me kryeshefin e Ujësjellësit për zgjidhjen e situatës në Teatër e Bibliotekë

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka takuar sot Kryeshefin Ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, Ilir Abdullahu.

Ky takim vjen një ditë pas inspektimit të objekteve të Teatrit Kombëtar dhe Bibliotekës Kombëtare ku ka parë nga afër problemet që kanë këto dy institucione.

Në takim u diskutua për problemet e fundit me të cilat janë përballur dy institucionet e kulturës dhe ministri Gashi e kryeshefi Abdullahu u dakorduan për të koordinuar veprimet për eliminimin e problemeve që kanë këto dy institucionet në objektet e tyre.


Ministri Gashi e falënderoi menaxhmentin e ujësjellësit për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e treguar.

“Dua të shfrytëzoj rastin t’u falënderoj për intervenimin e shpejtë që keni bërë në eliminimin e ujërave gjatë ditës së sotme”, tha ministri.

Ministri kërkoi nga drejtuesit e kompanisë së ujësjellësit që të bashkërisht të zhvillojnë një projekt për eliminimin e rrezikut që shkakton depërtimi i ujërave në këto dy institucione kombëtare të kulturës, me ç’rast të dy u dakorduan të harmonizojnë veprimet.

“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet e përkushtuar që të ndajë buxhet shtesë për zgjidhjen e kësaj problematike”, u shpreh mes tjerash ministri Gashi.

Ndërsa, kryeshefi i kompanisë, Ilir Abdullahu, shfaqi gatishmërinë dhe mbështetjen e plotë të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” që bashkërisht me institucionet, ministrinë dhe komunën t’i koordinojnë veprimet dhe të sanojnë gjendjen e tanishme.

Palët gjithashtu presin veprime konkrete edhe nga ana e Komunës së Prishtinës që të bashkëpunojë për zgjidhjen e këtyre problemeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori