LAJMI I FUNDIT:

Sot fillon aktiviteti “Ditët e Kuvendit”

Sot fillon aktiviteti “Ditët e Kuvendit”

Kuvendi i Republikës së Kosovës, me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, organizon Ditët e Kuvendit 2018.

Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.


Takimi i parë publik do të organizohet në Gjilan, sot në Teatrin e Qytetit, duke filluar në orën 14:00.

Nga Kuvendi i Kosovës do të marrin pjesë deputetët: Zenun Pajaziti, Lirije Kajtazi, Ismajl Kurteshi, Besa Baftiu, Ahmet Isufi dhe Milaim Zeka.

Foto: Arkiv