Në Prishtinë sot mbahet sesioni informativ lidhur me aplikimin për grante që u lansua më 26 mars nga projekti “Kultura për ndryshim“.
Projekti “Kultura për ndryshim“ financohet nga BE dhe menaxhohet nga Zyra e BE-së në Kosovë, ndërsa zbatohet nga Qendra Multimedia dhe Instituti “Goethe”.
Fjala është për projekt trevjeçar (2018-2021) që cili synon të mbështesë forcimin e organizatave kulturore në mbarë Kosovën, në mënyrë që ata të jenë në gjendje të përkrahin ndryshimet shoqërore dhe zhvillimin njerëzor.
Thirrja është e ndarë në tri fusha, të cilat dallojnë nga madhësia e granteve të ofruara. Konkretisht, janë të ndara në grante deri 5,000 euro, 10,000 euro dhe 20,000 euro. Afati për aplikim është 18 prilli 2018.
Projekti synon të përkrahë organizatat kulturore dhe bibliotekat publike nëpër Kosovë, duke ofruar ndihmë të drejtpërdrejt financiare në aktivitete kulturore dhe arsimore. Një nga pikat strategjike të projektit përfshinë organizimi i aktiviteteve në pjesët më rurale të vendit, e jo veç në kryeqytet dhe qytete të tjera të mëdha. Në të njëjtën kohë, projekti ka për qëllim të mundësojë përfshirjen në aktivitetet kulturore të komuniteteve lokale nga të gjitha grupet etnike.
Nga nëngrantet dhe aktivitetet për ngritjen e kapaciteteve të këtij projekti, pritet të përfitojnë drejtpërdrejt rreth 40 organizata në Kosovë. Nga aktivitetet e rrjetëzmit dhe aktivitetet tjera të projektit, pritet të përfitojnë rreth 60 organizata dhe 400 operatorë kulturorë.
Projekti “Kultura për ndryshim”, synon të përfshijë rreth 400,000 qytetarë të Kosovës, duke i ekspozuar ata në aktivitete kulturore dhe duke trajtuar çështje të tjera shoqërore.
Për më shumë informata për ftesën për aplikim, vizitoni ueb-faqen: www.qendra.org.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë