LAJMI I FUNDIT:

Ofroni mbrojtje natyrale për lëkurën e foshnjeve tuaja

Ofroni mbrojtje natyrale për lëkurën e foshnjeve tuaja

Lëkura e fëmijëve ka një rol të veçantë për shëndetin dhe mbrojtjen e organizmit nga faktorët e jashtëm. Mirëpo, lëkura e të posalindurve nuk e ka të zhvilluar tërësisht mekanizmin e mbrojtjes dhe kërkon kujdes intensiv dhe mbrojtje maksimale. Ajo është më e hollë, delikate dhe me potencial më të madh për alergji.

Kimikatet, ngjyruesit në rroba, detergjentët, dhe produktet e ndryshme të fëmijëve mund të shkaktojnë irritimin dhe tharjen e lëkurës.

Produktet Dua’s janë të formuluara për të ofruar mbrojtje natyrale për lëkurën e të vegjëlve duke u bazuar në ekstraktet natyrale të ullirit dhe vajit të ullirit. Ulliri është i pasur me vitamina E dhe polifenole, ka veti të forta antioksiduese dhe mbron lëkurën kundër radikalëve të lirë. Dua’s ushqen, hidraton dhe rrit elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Kalendula, aloe, livando, kamomili, vitamina E, dhe pantenoli ofrojnë veti qetësuese, shëruese, jo-irrituese, hidratuese, hidratuese dhe anti-inflamatore.

Produktet Dua’s janë:

-Të testuara dermatologjikisht
-Hipoalergjenik (të formuluar që të minimizojnë rrezikun e alergjisë)
-Të testuara oftalmologjikisht

Linja e produkteve DUA’s perfshinë 3 produkte:

Olive Mild shampoo & Shower Gel: përmban ekstratke natyrale të ullirit, kalendulës dhe aloes që pastrojnë butësisht flokët dhe trupin e foshnjës pa shkaktuar irritim në lëkurën e ndjeshme të fëmijës dhe pa shkaktuar lot.

Olive Mild shampoo & Shower Gel Sweet Dreams: përmban ekstraktet natyrale të ullirit, kamomilit dhe livados. Pastron butësisht flokët dhe trupin e foshnjes dhe liron një aromë qetësuese e cila ndihmon foshnjen të relaksohet dhe të fle më mirë. Ideale për pastrim ditor.

DUA’S Baby Lotion Sweet Dreams: është locion hidratues për trupin, e cila aplikohet pas larjes në lëkurën e foshnjeve dhe kujdeset për lëkurën e ndjeshme të foshnjës.

Përberesit si vaj ullirit organik, vaji i bajameve, vitamina E, pantenoli dhe ekstraktet natyrale të kalendulës, kamomilit dhe livandos e ushqejnë dhe mbrojnë trupin e foshnjës duke siguruar hidratim intensiv. Përhapet lehtë dhe absorbohet shpejtë duke e lënë lëkurën e foshnjes të lëmuar dhe të butë. Ekstrakti natyror i livandos ofron një aromë relaksuese e cila ndihmon fëmijën të qetësohet dhe të fle më mirë.

Produktet DUA’s mund ti bleni ne barnatore apo porositni online në: https://www.gjirafamall.com/search?q=duas